Menaxhim Projektesh

Si të bëheni operativ për SaaS: 5 elementet kyçe

Jan 25 2011
0 Shpërndarje
Si të bëheni operativ për SaaS: 5 elementet kyçe

SaaSCIO- Gjatë pjesës së parë të vitit 2010, klientët IT të Forrester kanë parashtruar rreth 350 pyetje për Softuerin si Shërbim (SaaS). Blerësit nuk pyesin vetëm “Ç’është SaaS?”, “Kush e ofron SaaS?” dhe “A është SaaS i sigurt?”.

Kohët e fundit po dëgjojmë pyetje më të sofistikuara se si të inkorporohet SaaS në një mjedis të përgjithshëm aplikacionesh, cilat janë praktikat më të mira për implementimin e SaaS, si të kemi menaxhimin dhe kujdesin e duhur për blerjet dhe si të investojmë në aftësitë e organizatës në mënyrë që firmat ta përdorin shërbimin më mirë.Një shikim më i thellë në këto kërkesa tregon që firmat janë duke iu përafruar SaaS në mënyrë më strategjike dhe më të centralizuar ë krahasim me vitet e mëparshme. Në fakt, 37 për qind e pyetjeve janë përqendruar te përvetësimi i SaaS. Kjo nënkupton që shpërndarjet e SaaS për bizneset janë duke u prirë drejt kujdesit, planifikimit dhe integrimit me burimet ekzistuese dhe proceset e IT-së.Për të kuptuar më mirë brengat aktuale rreth implementimit të SaaS, ja disa pyetje dhe sugjerime për profesionistët që dëshirojnë të arrijnë strategji të suksesshme SaaS:

1. Çfarë kategorish ekzistojnë për aplikacionet SaaS?

SaaS ka bërë një rrugëtim të vështirë që nga lançimi i parë para një dekade, ku fillimisht ka pasur si synim menaxhimin e kontakteve, SFA dhe HR. Sot, prodhuesit ofrojnë SaaS pothuajse në çdo kategori softuerësh, kurse blerësit e konsiderojnë SaaS si një gamë të gjerë aplikacionesh, nga e-mail tek ERP dhe menaxhimi i IT-së. Duke pasur parasysh hapësirën vepruese, ekzekutivët duhet t’i edukojnë organizatat e tyre në lidhje me opsionet evoluese përgjatë kategorive. Gjithashtu, duhet të kihet parasysh edhe kontakti me furnizuesit (si EMC, IBM, Oracle dhe SAP) për shkak se shumica e këtyre gjigantëve softuerik janë duke investuar në SaaS përmes rritjes organike dhe përvetësimit.

2. Si duhet të strukturohet qeverisja për SaaS?

SaaS gjithmonë ka ofruar shpërndarje dhe aftësi të shpejtë, që shpesh nënkupton se blerësit e SaaS gjenden nën ekranin e radarit të qeverisjes së korporatave. Por SaaS është më shumë se një model shpërndarjeje: ai ka karakteristika unike që kërkojnë mënyra të reja të të menduarit në lidhje me selektimin e prodhuesve, kontraktuesve, tolerancën e rriskut si dhe aftësitë e kërkuara organizative. Ekzekutivët e udhëheqës janë duke punuar shumë për ta vendosur biznesin në cloud dhe SaaS si dhe duke zhvilluar dokumente SaaS, të cilave ekzekutivët e bizneseve mund t’u referohen, por edhe shabllone dhe udhëzime kontratash që vendosen në SaaS dhe cloud.

3. Si ndikon SaaS në menaxhimin e identitetit, standardet e sigurisë dhe kontinuitetin e biznesit?

Blerësit janë duke u ndier përherë e më mirë me konceptin e SaaS, por ekzistojnë ende disa brenga dhe shqetësime për disa zona kryesore, si siguria fizike e logjike dhe ripërtëritja nga ndonjë katastrofë. Blerësit e SaaS duhet të punojnë me ekspertët e sigurisë për të treguar se çfarë nivele sigurish kërkojnë ata për kategoritë e ndryshme të SaaS.Ekspertët e sigurisë duhet të punojnë për të kuptuar standardet e zhvillimit të SaaS (si SAS 80 Tipi II ose ISO 27001) dhe të teknologjive në zhvillim, që mund të ndihmojnë në gjurmimin ose përmirësimin e sigurisë.

4. Cilat strategji rekomandohen për negocimin e çmimit dhe analizat TCO?

Ndërkohë që kostoja mund të jetë një karakteristikë tërheqëse e SaaS, ajo ngre edhe shqetësime kur firmat nënshkruajnë shpërndarje në shkallë më të gjerë të SaaS dhe kontrata shumëvjeçare. Përtej elementeve të dukshme, si numri i përdoruesve, blerësit e SaaS shpesh mund edhe të negociojnë çmime më të ulëta nëse dëshirojnë të nënshkruajnë kontrata më të gjata ose të abonohen për ndonjë edicion apo produkt më të ri. Gjithashtu është e rëndësishme që të merrni në konsideratë edhe fleksibilitetin e afateve të gjata, si zbritjet në çmime ose opsionet e bllokimit për vitet e ardhshme.

5. Cilat janë praktikat më të mira rreth implementimit të SaaS?

Blerësit e SaaS sot janë të fokusuar në strategjinë e implementimit- duke përfshirë edhe strategjinë e biznesit, përshtatjes dhe integrimit. Disa prodhues të SaaS kanë zhvilluar shërbimet e tyre profesionale për të ofruar praktikat më të mira për sukses, pako për implementim dhe fillim të shpejtë si dhe konsulta të drejtpërdrejta. Të tjerët kanë zhvilluar një gamë të gjerë partnerësh për integrimin e sistemit që mund të sjellin ekspertizën e biznesit dhe burimet e zhvillimit te shpërndarjet e SaaS. Blerësit e SaaS duhet të dinë edhe kur të kërkojnë ndihmë për këto burime, veçanërisht kur u mungojnë njohuritë në zhvillimin e platformave si Force.com NetSuite, CS Cloud i RightNow dhe Azure.

Lajmet e fundit>