Karriere

Si ta lini punën në mënyrën më të mirë të mundshme

Apr 22 2011
0 Shpërndarje
Si ta lini punën në mënyrën më të mirë të mundshme

Duke pasur parasysh se tregu i IT-së përfundimisht ka pësuar ngritje, profesionistët e IT-së vazhdimisht po kërkojnë mundësi më të mira për karrierë. E kush mund t’i fajësojë ata? Pas dy vitesh sakrificë me paga të ulëta dhe buxhete të tkurrura më shumë se kurrë, profesionistët e IT-së të të gjitha niveleve janë bërë gati për aksion. Shumica prej jush mezi prisni t’u thoni punëdhënësve “unë po largohem!”. Teksa përgatiteni për të dhënë dorëheqjen, duhet të merrni në konsideratë mënyrën më të mirë të mundshme se si ta bëni këtë gjë dhe të mos të nguteni, që të bëni gabimin strategjik të karrierës suaj.

Kjo duhet bërë për shumë arsye. Fillimisht, ju nuk do të keni referencat e punëdhënësit tuaj, thotë Steven Miranda, shef i BNJ-ve dhe nëpunës i integrimeve për Society for Human Resource Management. Ai thotë se edhe nëse ju nuk e fusni emrin e punëdhënësit paraprak në rezymenë tuaj si referencë të mundshme, megjithatë punëdhënësi juaj potencial mund t’i telefonojë shefit tuaj të vjetër. Në fund të fundit, mbani mend se bota është shumë e vogël. Në ndonjë rol të së ardhmes, ju mund ta gjeni veten duke punuar me ose për atë shef apo me kolegët nga të cilët jeni ndarë shumë keq. “Kur mendoj për 35 vitet e mia të punës, është shumë e habitshme se sa herë kam takuar ish-kolegë, shefa dhe bashkëpunëtorë në organizatat ku kam gjetur punë”, thotë Miranda. Nëse largoheni në kushte të pafavorshme, gjithmonë do t’ju mungojë kapitali politik nëse ju nevojitet ndihma e atyre bashkëpunëtorëve në një të ardhme.

Më e rëndësishmja, kur ikni papritmas nga një vend pune, ju do të vuani pasojat e humbjes së reputacionit. “Dorëheqja juaj është akti i fundit final që duhet bërë dhe është mënyra sipas së cilës ju do të kujtoheni për një kohë të gjatë”, thotë Jacques Aboaf, nënkryetar i zhvillimit strategjik për web faqen e punësimit Vault.com. “Ajo është një mundësi e mirë për ju se si dëshironi të kujtoheni. Ikja e papritur mund të zhdukë tërë mundin që keni bërë për vite të tëra.” Do të befasoheni kur ta kuptoni se sa e lehtë është që të njollosni brendin tuaj personal kur largoheni. Edhe pa u zënë me askënd, largimi juaj prapëseprapë mund të inspirojë ndjenja të dyfishta për ju si nga shefi edhe nga bashkëpunëtorët tuaj.

Ajo që duhet të bëni për të lënë një përshtypje të tillë është që ta lini vendin e punës rrëmujë dhe kolegët tuaj në baltë. Për t’u siguruar se do të ndaheni të kënaqur, lexoni këtë këshillë nga ekspertët e karrierës dhe BNJ-ve në katër çështje kryesore- përfshirë edhe bisedën “unë po largohem” me shefin tuaj- për të kuptuar se çfarë afati kohor duhet thënë, letra e dorëheqjes dhe lënia e përshtypjeve të fundit pozitive te kolegët tuaj.

Si t’i thoni shefit “unë po largohem!”

Pa marrë parasysh se po largoheni nga një punë e mirë apo e keqe, duhet t’i thoni shefit tuaj lamtumirë. Në fund të fundit, largimi juaj do të krijojë vështirësi për shefin (sepse do t’i duhet të gjejë zëvendësuesin tuaj) dhe stafin e mbetur (që duhet të marrë punët dhe obligimet tuaja). Shefi juaj mund ta marrë lajmin si shumë personal ose si një lloj gjykimi ndaj stilit të menaxhimit të tij ose saj. Pa marrë parasysh sa keq mund të ndiheni, ekspertët këshillojnë se duhet ta kumtoni lajmin verbalisht- mundësisht sy më sy- në vend që të dërgoni një letër dorëheqjeje.

Kjo është një çështje mirëbesimi dhe respekti, thotë Aboaf. Nëse kuptoni se menaxheri juaj do të jetë në një udhëtim zyrtar në kohën kur planifikoni t’ia kumtoni lajmin, atëherë njoftojeni atë më herët ose prisni derisa shefi juaj të kthehet, shton Aboaf. Nëse nuk mund të prisni derisa supervizori juaj të kthehet, Miranda sugjeron që të bëni çdo përpjekje për të kontaktuar menaxherin tuaj përmes telefonit dhe assesi përmes e-mailit. Por çfarë duhet t’i thoni shefit? Miranda rekomandon tekstin e mëposhtëm: Me të vërtetë e kam shijuar çdo moment këtu në kompaninë XYZ. Kam mësuar shumë gjëra të reja dhe kam zhvilluar aftësitë e mia.

Ka qenë një përvojë shumë e mirë për mua. Më është ofruar një mundësi shumë e mirë, që besoj se do të më mundësojë që aftësitë dhe zotësitë e mia t’i përdor në një nivel më të lartë dhe kam vendosur që ta pranoj këtë ofertë. Dëshirova të bisedoja me ju rreth mundësive më të mira për të përballuar tranzicionin tim. Nëse nuk keni asgjë pozitive për të përmendur rreth punës suaj, ju mund të tregoheni i sinqertë dhe të tregoni sfidat që keni hasur pa qenë shumë i ndërlikuar, thotë Howard Seidel, nga firma për menaxhimin e karrierës Essex Partners nga Bostoni. Për shembull, ju mund të thoni: “Nuk jam përshtatur mirë këtu dhe prandaj kam vendosur të kaloj diku tjetër.” Një menaxher që me të vërtetë brengoset pse po largoheni, mund t’juw pyes rreth vendimit tuaj, këshillon Miranda.

Tregojini shumë qartë mbikëqyrësit tuaj se kjo s’ka të bëjë fare me të personalisht, por me ju ose që vendimi nuk është reflektim i menaxhimit të tij apo i ambientit të punës. “Vetëm se mundësia tjetër është një përshtatje më e mirë për zotësitë e mia/qëllimet karrieriste, që do të më mundësojnë të punoj me teknologjitë e reja/industrinë e re”, thotë ai. Kathy Simmons, CEO i Netshare Inc., një komunitet rrjetesh të bazuara në web për ekzekutivët, thotë se njoftimi për dorëheqjen tuaj do të jetë shumë më i lehtë nëse keni pasur biseda me shefin tuaj rreth qëllimeve tuaja karrieriste. Atëherë vendimi juaj për t’u larguar mund të vijë më pak i papritur ose shokues dhe shefi juaj mund të mos e marrë dorëheqjen si shumë personale shton ajo.

Simmons thotë se “nëse i keni treguar shefit tuaj se dëshironi më shumë përgjegjësi dhe përvojë”, atëherë ju mund t’i thoni: “Më ka pëlqyer të punoj këtu, por puna e re do të më ofroj mundësinë të bëj iks gjëra. Siç jeni në dijeni, unë kam pasur shumë dëshirë që të punoj në punë të ndryshme dhe të kem obligime shtesë.” Menaxheri juaj mund t’ju pyesë rreth specifikave të punës suaj të re (titulli, përshkrimi dhe paga) për shkak se dëshiron t’ju mbajë, thotë Aboaf. Prandaj duhet të kuptoni se si duhet vepruar në rast se shefi ju ofron një kundër ofertë. Simmons i paralajmëron profesionistët që të mos bisedojnë rreth mundësisë së mbetjes në punë. “Kjo mund t’ju kthehet si bumerang”, thotë ajo.

“E kam parë këtë gjë shumë herë: shefi ju bën një kundër ofertë dhe ju mendoni ‘nuk mund t’i besoj këtij personi, prandaj më mirë është që të filloj të kërkoj një zëvendësim’. Ata ju mbajnë aty për të lehtësuar kalimin, pastaj punonjësit i ndërpritet kontrata shumë shpejt pasi të gjendet zëvendësimi.” Ju ndoshta nuk dëshironi  t’i tregoni shefit tuaj asgjë për rolin tuaj të ri, thonë ekspertët. Në atë rast thojini shefit tuaj: “Do të isha shumë i lumtur që t’jua ofroja këtë informacion, por fillimisht do të dëshiroja të largohem” ose “Do të dëshiroja të prisja derisa kompania të më jepte një njoftim publik rreth punësimit tim para se të them ndonjë gjë rreth rolit tim të ri”, thotë Seidel.

Përfundimisht, pa marrë parasysh si e frazoni dorëheqjen tuaj, ekziston gjithmonë një shans që menaxheri juaj t’jua ndërpresë menjëherë punësimin. Disa menaxherë përgjigjen duke shprehur mllefin e tyre. Të tjerët ju thonë të paketoni gjërat tuaja personale për shkak se prania juaj në kompani përbën një rrezik sigurie ose të pronës intelektuale, sipas Seidel, veçanërisht nëse e dinë se do të punoni për një konkurrent të tyre. Për të mbrojtur veten në rast se shefi juaj reagon në këtë mënyrë, largoni të gjitha informacionet tuaja personale nga kompjuteri juaj dhe e-maili i punës para se të flisni me shefin tuaj, shton Simmons.

Kur duhet bërë njoftimi?

tuara para se të informoni shefin tuaj lidhur me planet e largimit, në mënyrë që të keni një ide se në çfarë afati do të mund t’i përfundoni punët e mbetura para se të largoheni dhe cilat detyra mund t’ia kaloni stafit të mbetur. “Merreni me vete listën e projekteve dhe përgjegjësitë kur të takoni shefin për t’i kumtuar lajmin. Marrëdhënia që keni krijuar me bashkëpunëtoret gjithashtu do të ndikohet nga projektet tuaja, prandaj mos i lini ata në baltë”, këshillon Aboaf. Kalimi në një punë të re luan një rol të veçantë në kohën tuaj.

“Punëdhënësi i ardhshëm dëshiron që të filloni punën sa më shpejt që është e mundur, por shumica do t’ju kuptojnë se duhet t’i jepni një afat kohor punëdhënësit aktual”, thotë Simmons. Sigurohuni për përfundimin e të gjitha punëve në mënyrë që të jeni i lirë pas dy javësh. Nëse nuk jeni në presion për të lënë punën, Siedel thotë që ndoshta ju dëshironi t’i thoni shefit tuaj se do të punoni deri në një afat kohor sipas pëlqimit të të dyja palëve. Shumica e menaxherëve i çmojnë afatet kohore më të mëdha se dy javë nga punonjësit në largim.

Si të shkruani një letër dorëheqjeje

Ekspertët e karrierës pajtohen se duhet të bëni një njoftim sy më sy para se të dorëzoni një letër zyrtare dorëheqjeje. Duke pasur parasysh këtë fakt, ju mund ta përgatisni letrën tuaj të dorëheqjes shumë më herët para bisedës ose mund ta shkruani atë pasi të keni biseduar me shefin tuaj. Letra juaj e dorëheqjes duhet të jetë e shkurtër. Gjithçka që duhet të deklaroni është qëllimi juaj për t’u larguar nga kompania si dhe data juaj e fundit e punës. Miranda sugjeron që të shkruani tekstin e mëposhtëm në letrën tuaj të dorëheqjes: Me këtë letër dëshiroj të konfirmoj bisedën që patëm sot.

Unë do të jap dorëheqje nga pozita ime duke filluar nga data X. Unë e çmoj shumë kohën që kam kaluar në këtë departament dhe gjithmonë do ta vlerësoj përvojën që kam pasur në këtë kompani. Arsyeja pse nuk duhet të lavdëroni shumë punëdhënësin tuaj në letrën e dorëheqjes, thotë Aboaf, është për shkak se kurrë nuk e dini se si do të sillet dhe si do t’ju trajtojë menaxheri juaj posa të kuptojë planet tuaja për t’u larguar. Ai thotë se disa kompani janë shumë të vrazhda kur e kuptojnë se po largoheni. “Ato bllokojnë kompjuterin tuaj dhe nuk ju lejojnë të uleni në tavolinën tuaj. Ju do të ndiheni shumë keq nëse në letrën tuaj të dorëheqjes keni shkruar se sa shumë e keni dashur këtë kompani dhe pastaj trajtoheni keq.

” Ashtu siç nuk dëshironi që letra juaj të jetë shumë lavdëruese, ju po ashtu nuk dëshironi që ajo të jetë thumbuese. “Edhe nëse jeni trajtuar keq, ju nuk duhet ta përmendni këtë në letrën tuaj të dorëheqjes për shkak se do të bëhet pjesë e regjistrit tuaj personal”, thotë Simmons. “Ajo mund të ndikojë në faktin se si mund të komunikohen referencat tuaja në të ardhmen.” Si të largoheni të kënaqur Qëllimi juaj para se të largoheni është që të ndaheni të kënaqur dhe ta bëni punëdhënësin tuaj të thotë se do të dëshironte që ju të mos largoheshit. Miranda thotë ta bëni largimin tuaj sa më të padiktuar. “Ju dëshironi që njerëzit të thonë “ne humbëm një njeri të mirë”, kur të largoheni.” Për këtë arye, bëhuni profesionistë dhe të vëmendshëm gjatë javëve të fundit në punë. Ndihmoni shefin tuaj, bashkëpunëtorët dhe raportoni drejtpërdrejt.

Trajnoni punonjësit aktualë apo të rinj duke dokumentuar punën tuaj. Mos u lavdëroni për punën tuaj të re, mos u kërkoni kolegëve që të punojnë për ju pasi të largoheni dhe mos flisni keq për punëdhënësin tuaj derisa jeni aty ose pasi të largoheni. Pas së gjithash, thotë Aboaf, ju po e zbuloni opinionin tuaj duke votuar me këmbët tuaja. Po ashtu nuk duhet të lini përshtypjen se jeni duke numëruar orët deri në ditët e fundit. Qëndrimi juaj duhet të komunikojë se ndonëse po largoheni për një mundësi të re, kompania është ende një vend i mirë për punë, thotë Seidel. Në fakt, shton ai, kjo është një ndjenjë e mirë për t’u këmbyer në një e-mail përfundimtar me bashkëpunëtorët tuaj. Dhe në fund, pastrojeni vendin tuaj të punës.

“Mos e lini rrëmujë me pako të hedhura andej-këndej për shkak se bashkëpunëtorët tuaj do t’ju kujtojnë përmes asaj tavoline”, thotë Aboaf. “Nëse largoheni me kokën lart, me letra dhe dokumente të renditura dhe të vendosura mirë në një tavolinë të pastër, është shumë më e vështirë për njerëzit që lini pas që të flasin fjalë të këqija për ju”, thotë Aboaf. “Ju duhet të mendoni për dinjitetin dhe vetërespektin tuaj. “

Meridith Levinson mbulon karrierën, menaxhimin e projekteve dhe outsourcing për CIO.com. Ndiqeni Meridith në Twitter @meridith ose dërgoni e-mail në [email protected]

Lajmet e fundit>