Aplikacione

Si ta importoni blogun tuaj Tumblr në WordPress

May 21 2013
0 Shpërndarje
Si ta importoni blogun tuaj Tumblr në WordPress

tumblr wordpressCEO-ja e Yahoo-së, Marissa Mayer lajmëroi zyrtarisht se kompania e saj do të blinte për 1.1 miliardë $ faqen e blogut. Në lajmërimin e saj, Mayer u premtoi 105 milionë blogerëve të Tumblr si dhe 300 milionë vizitorëve se ata do të vazhdonin të bënin një punë të mirë, edhe pse kjo deklaratë nuk i ka bindur të gjithë.

Në një postim në blog disa orë pas dhënies së lajmit, Matt Mullenweg, themelues i WordPress, shkroi se numri i blogjeve të importuara nga Tumblr në WordPress u rrit nga 400-600 në orë në mbi 72 000. Midis Tumblr dhe WordPress ekziston opsioni import – eksport.

Nëse keni një blog në Tumblr dhe nuk jeni të sigurtë se blerja e faqes nga Yahoo nuk është zgjidhja e duhur, atëherë keni mundësi ta kaloni përmbajtjen tuaj në WordPress. Më poshtë ju paraqesim instruksionet hap pas hapi.

Fillimisht navigoni në dashboard-in e WordPress-it dhe klikoni tab-in Tools në të majtë. Më pas selektoni Import.

Në faqen tjetër, zgjidhni Tumblr nga lista, më pas klikoni “Connect to Tumblr to begin.” Do t’ju kërkohet që t’i jepni të drejta aplikacionit të WordPress.com për të lexuar apo shkruar në llogarinë tuaj Tumblr. Klikoni Allow.

Aplikacioni do t’ju ridrejtojë sërish në dashboard-in e WordPress për të selektuar se cilin blog në Tumblr dëshironi të importoni. Gjeni atë që ju duhet dhe klikoni “Import this blog.” Nëse importimi bllokohet apo nëse dëshironi të importoni nga një llogari tjetër Tumblr, klikoni butonin “Clear account information” në fund për të rivendosur importuesin. Pasi të ketë përfunduar importimi, seksioni “Action/Status” do të shkruajë “Finished!”

Mos harroni se procesi i importimit mund të zgjasë dhe duke qenë se ai ndodh në prapaskenë, mund të mos i shihni menjëherë rezultatet. Nëse ndodh kjo, rivizitoni faqen për të kontrolluar progresin. (CIO Albanian)

Tags >

WordPress
Lajmet e fundit>