Business & Management

Si po ndikon inteligjenca artificiale në burimet njerëzore?

Sep 15 2016
0 Shpërndarje
Si po ndikon inteligjenca artificiale në burimet njerëzore?

shutterstock_267582539Të krijuarit të një përshtypjeje të mirë me një pundhënës potencial shpeshherë kërkon më shumë sesa një rezyme fantastike. Por si do ti bësh përshtypje një algoritmi? Kjo është pyetja që aplikantët po marrin nga Facebook dhe IBM të cilat kanë filluar të inkorportojnë inteligjencën artificiale në praktikat e tyre të punësimit.

Kompanitë në fjalë po përdorin makineri për të skanuar rezymetë, postimet në rrjetet social dhe shprehitë e fytyrës në praktikat e punësimit. Por të tilla praktika ngrejnë dyshime në saktësinë dhe privatësinë e megjithatë analistët argumentojnë se shfrytëzimi i inteligjencës artificiale do sillte fuqi punëtore diversive dhe dinamike.

“Edhe pse teknikat tradicionale të vlerësimit të personalitetit janë ndërtuar për objektivitet, shpesh herë menaxherët injektojnë paragjykime personale,” shprehet Mark Newman, themelues dhe CEO i HireVue, një kompani teknologjike rekrutimi. Pikërisht ky është avantazhi kryesor i makinerive.

HireVue regjistron dhe analizon intervistat duke vërejtur shprehitë e fytyrës dhe përzgjedhjen e fjalëve për tu ofruar klientëve të saj përshtypje të nivelit të angazhimit dhe motivimit të kandidatëve.

Por rekrutimi nuk ka të bëjë vetëm me identifikimin e më të mirëve, por eleminimin e të këqinjve. Fama, themeluar në 2015-tën, përdor një gjuhë natyrale për të kryer kërkime në ueb rreth një kandidati duke skanuar blogjet, lajmet, madje edhe historikun e rrjeteve social në zbulim të shenjave të fanatizmit, dhënës, përmbajtjeve seksuale dhe përdorimit të drogave ilegale. Në të njëjtën kohë kërkon indikator pozitive si, vullnetarizmi.

Inteligjenca artificiale mund të përdoret edhe për identifikimin e aftësive specifike për punë të caktuara. Interviewed, një kompani e cila ka punuar me klientë si IBM administron një teknik ku aplikantët potencial flasin me një konsumator i cili në të vërtetë është robot. (CIO Albanian)

Tags >

AI
Lajmet e fundit>