Mobile

Si po e transformojnë politikën pajisjet mobile

Nov 10 2012
0 Shpërndarje
Si po e transformojnë politikën pajisjet mobile

Nuk ka dyshim se bota është drejtuar më tepër drejt pajisjeve mobile se disa vite më parë.

Shembulli më i fundit për këtë janë zgjedhjet presidenciale në SHBA, të cilat prej katër ditësh kanë përfunduar. Prandaj, agjenci të ndryshme statistikore kanë filluar të analizojnë angazhimin e politikanëve në aplikacionet e pajisjeve mobile.

Përdorimi i madh i këtyre pajisjeve nuk po ndikon vetëm në mënyrën se si komunikojmë me njëri-tjetrin, apo në mënyrën e jetesës, por edhe në mënyrën se si angazhohemi politikisht.

Votuesit në SHBA kontribuan në fushatë edhe me pajisjet e tyre mobile

Sipas rezultateve të shtatorit në SHBA, 88% e votuesve të regjistruar kishin një aparat celular, ndërsa 53% e tyre një smartfon.

Në zgjedhjet e këtij viti në SHBA, një në 10 votues kontriboi politikisht përmes një mesazhi apo një aplikacion mobile, dhe 37% e votuesve përdorën telefonin e tyre celular për të marrë informacione politike dhe për të diskutuar me njerëzit e tjerë.

Payvia, kompania që mundësoi kontributet politike për fushatat e Obamës dhe Romnit, krijoi infografikun e mëposhtëm, duke bërë gjithashtu edhe disa parashikime se çfarë mund të pritet për vitin 2016. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>