Business & Management

Si përfundim BlackBerry nuk do të shitet, ndërsa CEO aktual do të shpallë dorëheqjen

Nov 5 2013
0 Shpërndarje
Si përfundim BlackBerry nuk do të shitet, ndërsa CEO aktual do të shpallë dorëheqjen

thorsten_heins.jpg.size.xxlarge.letterboxDita e hënë ishte afati përfundimtar i paraqitjes së ofertave për blerjen e BlackBerry-it. Përfundimisht u vendos që kompania nuk do të shitet, ndërsa CEO aktual i kompanisë Thorsten Heins do të heqë dorë nga pozicioni i tij. Ndërkohë ish-CEO i Sybase John Chan do t’i bashkohet kompanisë si drejtues ekzekutiv i përkohshëm.

Grupi i shumëpërfolur Fairfax Financial Holdings kishte bërë ofertën prej 4.7 miliard $ për blerjen e BlackBerry-it, por nuk u arrit në një marrëveshje pasi Fairfax nuk mundi të rriste më tepër financimin. Gjatë kësaj periudhe janë paraqitur oferta edhe nga grupe të tjera përfshirë këtu edhe vetë themeluesit e BlackBerry-it.

Si përfundim BlackBerry vendosi të merrte një hua me vlerë 1 miliard $, ku pjesë e investitorëve është edhe Fairfax. Kjo hua ka formën e obligacionit të konvertueshëm në aksione me vlerën 10 $. Vlera e obligacioneve të blera nga Fairfax është 250 milion $. Transaksioni pritet të përfundojë pas dy javësh. Ndërkohë Prem Watsa, shefi ekzekutiv i Fairfax, do të bëhet drejtor i kompensimit, emërimit dhe qeverisjes në BlackBerry.

BlackBerry kishte rënë dakord paraprakisht për shitjen e kompanisë, por në muajin gusht vendosi të shqyrtonte të gjitha alternativat strategjike si rezultat i humbjes prej 1 miliard $ për shkak të rënies së shitjeve të smartfonëve. Po në këtë periudhë është njoftuar edhe shkurtimi i 4500 punonjësve të kompanisë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>