Investim

Si përfituan qendrat e të dhënave të eBay nga energjia diellore

Jul 18 2011
0 Shpërndarje
Si përfituan qendrat e të dhënave të eBay nga energjia diellore

eBay ka instaluar një panel solar 100KW në qendrën e të dhënave të tyre në Denver. Kjo nuk mjafton për të furnizuar tërë qendrën e të dhënave me energji, por megjithatë po sjell beneficionet e saja për eBay-in, deklaron Tom Price menaxher i Shërbimeve Globale për Qendra të të Dhënave në këtë kompani.

Ky panel solar mbulon përafërsisht 1650 metra katrorë të çatisë së ndërtesës nga gjithsej 1950 metra katrorë sa është sipërfaqja totale e saj.

Si po përdoret kjo energji? Energjia elektrike e fituar nga ky panel solar përdoret për të furnizuar hapësirat e zyrave që janë më pak kritike për nevojat e energjisë. Kjo përfshin pajisje si kompjuterët desktop që përdoren nga rreth 35 punëtorë.

Sa energji po prodhohet nga ky panel solar? Sistemi prodhon më shumë se që nevojitet. Energjia e tepërt dërgohet në rrjetin elektrik dhe eBay çmohet nga kompania lokale e energjetikës për këtë energji të dërguar. Sistemi mund të prodhoj deri në 500kWh për një muaj piku gjatë verës. Rreth gjysma e kësaj energjie shpenzohet për nevojat e zyrave. Paneli solar nuk ka pjesë deponuese dhe si pasojë ofron energji vetëm kur të ketë diell jashtë.

A punon sistemi solar kur është i mbuluar me borë? Me deri 5cm borë mbulesë, paneli solar do të vazhdoj të prodhoj energji, falë avancimeve teknologjike. Në janar, sistemi prodhoi 196 kWh, që është shifra më e ultë dhe normale për muajin më me borë të vitit. Aftësia për të prodhuar energji përkundër mbulimit me borë ishte njëra nga beneficionet kryesore që vërejtën nga eBay në këtë sistem.

Sa është koha e shpagimit? Me stimulimet e qeverisë, zbritjet nga taksat dhe operatorët e energjisë, eBay vlerëson një rikthim në investime për 3.5 vite.

Çfarë kishte në çatinë e qendrës së të dhënave para instalimit të panelit solar? Ndërtesa e qendrës së të dhënave në fillim ishte ndërtuar për zyre dhe kishte një çati që absorbonte energji me 150 mijë kilogram gur në të. Kjo shtresë u largua dhe u zëvendësua me një shtresë membranë gome e ngjyrosur me të bardhë ashtu që të reflektonte rrezet e diellit.

Çfarë domethënie pati largimi i shtresë së gurëve nga qendra e të dhënave tuaja? Posa u largua kjo shtresë, vapa nuk mbyllej më brenda. Qendra e të dhënave pati një ulje prej 1.5% në njësitë e përgjithshme të kondicionerëve, që është një ulje domethënëse. eBay operon në këtë qendër të të dhënave në temperaturë prej 24°C.

Çfarë shtyri eBay-in të vendos panele solare? Kompania kishte dëshirën të hulumtoj variante të reja të energjisë. Qëllimi ishte të mënjanojmë pak karbon nga qendrat tona të të dhënave. Kompania ka instaluar një panel solar 625 KW në kampusin në Silicon Valley. Gjithashtu jemi duke shqyrtuar opsione tjera në ndërtesa tjera të kompanisë, përfshirë energjinë nga era.

A ka ndonjë problem të lidhur me mirëmbajtjen e paneleve solare? Akoma asnjë. Panelet janë përballur me disa stuhi gjatë kësaj stine pa ndonjë dëmtim të theksuar.

Sa është jetëgjatësia e këtyre paneleve? eBay planifikon të përdor këto panele për 25 vite, sa edhe kanë garancionin.

Si reagojnë pajisjet e zyrës në tranzicionin prej energjisë solare në energji nga rrjeti i zakonshëm elektrik? Nuk ka fare ndërprerje, gjithçka është transparente.

A ka ndikuar kjo formë energjie personalisht tek ju dhe stafi juaj që të mendoni për përdorimin e saj në shtëpitë tuaja? Po. Price deklaroi që ai dhe të tjerët në eBay po shqyrtojnë panelet solare për shtëpitë e tyre.

Lajmet e fundit>