Slider

Si mundet kompania juaj të tërheq të talentuar në fushën e teknologjisë (Infografik)

Jun 30 2014
0 Shpërndarje
Si mundet kompania juaj të tërheq të talentuar në fushën e teknologjisë (Infografik)

10497595923_860d4d983c_oJemi duke jetuar në një botë që ndihmohet nga teknologjia, prandaj edhe është në rritje kërkesa për të talentuar në këtë fushë. “Albanian ICT Awards” është garë e cila kishte si synim edhe të gjejë të talentuarit dhe ata që punojnë në këtë sektor dhe t’i mbështes ata qoftë financiarisht, qoftë me formim të kontakteve me kompani të interesuara dhe me ekspozim mediatik. Kompanitë janë duke luftuar me njëra tjetrën duke bërë përpjekje për të tërhequr kandidatët më të mirë dhe entuziastët e rinj të teknologjisë janë duke humbur në proces. Me aq shumë vende pune që hapen çdo ditë, si mundet kompania juaj që të dallohet në tërë këtë konkurrencë?

Studimet tregojnë që të preferuara janë kompanitë që mundësojnë orare jo të fiksuara, që i japin rëndësi njerëzve dhe kulturës dhe natyrisht që ofrojnë paga të kënaqshme dhe pako fitimprurëse (ndonëse, çuditërisht paraja nuk është në majë të dëshirave të kërkuesve për punë). Fatmirësisht, pagat në teknologji janë duke shënuar rritje – në vitin 2012, paga është rritur me 5.3 për qind në SHBA për këtë sektor –faktor ky që e bën garën akoma më të vështirë.

Janë disa kompani që janë duke tërhequr të talentuar duke mbajtur hackathon-e dhe duke i reklamuar ata në formë strategjike: Google, Facebook, Yahoo, Microsoft, Evernote, Bitly dhe Skype, janë në kuadër të këtyre kompanive. Ka po ashtu yje të teknologjisë që tashmë janë të punësuar, por që duan të ngrihen në pozitë. Rreth 80 për qind e kandidatëve për punë tashmë veç janë të punësuar – dhe nuk janë në mënyrë aktive duke kërkuar për punë të reja – por ende janë të interesuar në mundësi të reja. Në ato raste, përgjegjësia bie në rekrutuesit e kompanisë që kërkojnë në ueb, flasin me kontaktet nga industria dhe që gjejnë të talentuarit për të cilët ka nevojë kompania e tyre.

Infografiku i mëposhtëm i përgatitur nga Talent Puzzle tregon disa statistika interesante rreth rekrutimit të të talentuarve dhe statistika të tjera rreth të tregut të punës në SHBA, rreth strategjive të tanishme të punësimit dhe kërkesave në kompanitë e teknologjisë. (CIO Albanian)

how-to-attract-top-tech-talent-600-6-11

Lajmet e fundit>