Aplikacione

Si mund të riktheni porositë me zë të fshira nga iPhone

Nov 15 2012
0 Shpërndarje
Si mund të riktheni porositë me zë të fshira nga iPhone

Me fshirjen e një porosie me zë në pajisjen tuaj iPhone, ajo në fakt nuk ka shkuar përgjithmonë.

Varësisht nga bartësi juaj, ju ende keni mundësi që ta riktheni atë pas disa ditësh. Ju thjesht duhet ta dini se ku duhet të kërkoni.

iOS Advice ju dërgon përgjatë procesit në videon e mëposhtme, që në fakt është në këta hapa:

1. Hapeni aplikacionin në telefon dhe shkoni tek seksioni Voicemail.

2. Tërhiqeni poshtë dhe shkoni tek Deleted Messages (që do të paraqitet nëse keni fshirë ndonjë).

3. Zgjidhni ndonjë porosi që dëshironi ta riktheni dhe shtypni Undelete.

Kjo është e tëra. Nuk ka më porosi të fshira me zë (nëse veproni aq shpejt sa është e nevojshme). (CIO Albanian)

Tags >

iphone
Lajmet e fundit>