Karriere

Si mund të mësosh të bëhesh udhëheqës në biznesin e IT-së

Feb 19 2014
0 Shpërndarje
Si mund të mësosh të bëhesh udhëheqës në biznesin e IT-së

hPër faktin nëse udhëheqësit janë të lindur apo mund të mësohesh të bëhesh i tillë edhe gjatë jetës ka përqasje të ndryshme nga njerëzit në botë. E vërteta është se lidershipi mund të mësohet, nëse tregohesh me mendje të hapur ndaj tij.

Hapi i parë është të kuptosh se cili është ndryshimi mes udhëheqësve dhe menaxherëve. Pyeteni veten nëse e keni të qartë se ekziston vërtet një diference mes të dy këtyre pozicioneve dhe pasi të jeni të sigurt se e keni kuptuar, mund të përqëndroheni më pas në drejtimin e duhur.

Më poshtë do t’ju tregojmë disa hapa që mund të funksionojnë si një udhëzues në mjediset e bizneseve të IT-së, për ta transformuar veten nga menaxher të mirë në një udhëheqës të shkëlqyer.

a) Filloni kalimin e të mësuarit nga bazat e teknologjisë në të kuptuarin e biznesit. Me pak fjalë, hiqeni kapelen e teknologjisë dhe filloni të mbani atë të biznesit. Mësoni se çfarë e mban gjallë biznesin.

b) Mos e matni suksesin bazuar në suksesin e sistemeve të IT-së, por ne atë se si mund të kontriboni drejtpërdrejt në suksesin e vetë organizatës. Pyeteni veten: Si kontribon IT-ja në suksesin e biznesit? Një menaxher i mirë mund të shkëlqejë në aspektin e performancës së gjithë aktiviteteve që ai kontrollon, por do të njihet gjerësisht si një element kostoje për biznesin dhe nuk do të sjellë fitime të drejtpërdrejta në të. Për t’u bërë udhëheqës, duhet të dilni nga rolet e zakonshme dhe ta transformoni veten dhe skuadrën tuaj në një mënyrë të tillë që t’i sillni vlera biznesit. Po ashtu, mos supozoni asnjëherë se biznesi e sheh suksesin tuaj si udhëheqës ashtu siç e matni edhe ju. Gjithmonë vlerësojeni në mënyrë të njëjtë me atë të biznesit.

c) Së fundmi, të njëjtën përqasje kalojani edhe skuadrës suaj. Fuqizojini, por mos e lini t’iu rrëshqasë nga dora asnjëherë edhe performanca në nivelet më thelbësore. Nxiteni skuadrën të ndërveprojë me biznesin dhe bëhuni ekspertë në mënyrën se si operon organizata. Zhvilloni bashkëpunime mes IT-së dhe funksioneve të ndryshme të biznesit. (CIO Albanian)

Tags >

it
Lajmet e fundit>