Siguri

Si mund të mbrojnë të dhënat kompanitë në këtë botë dixhitale jo të sigurt (Infografik)

Sep 15 2013
0 Shpërndarje
Si mund të mbrojnë të dhënat kompanitë në këtë botë dixhitale jo të sigurt (Infografik)

Sa më shumë ditë kalojnë aq më tepër të reja zbulojmë rreth skandalit të mbikëqyrjes së të dhënave nga NSA.

Frika e kompanive lidhur me sigurinë e të dhënave rritet çdo ditë e më tepër dhe paralelisht me këtë kërkohen metoda të sofistikuara sigurie.

Është e rëndësishme që punonjësit e kompanive të ndryshme të informohen mbi praktikat më të mira të sigurisë sidomos në këtë epokë të re ku pjesa më e madhe e njerëzve marrin me vete pajisjet teknologjike personale. Punonjësit duhen këshilluar vazhdimisht për të mos rënë pre e e-maileve të rreme klikimi mbi të cilat mund të bëjë që sulmuesi të ketë akses në rrjetin e kompanisë.

Në infografikun e mëposhtëm paraqitet shkurt ky problem dhe ofrohen disa praktika të rëndësishme për të parandaluar aksein e paautorizuar ndaj të dhënave. Disa prej metodave janë thjeshta, ndërsa disa të tjera janë të sofistikuara si p.sh:

– Krijimi i kanaleve personale për aksesimin e Internetit (Personal Hotspot)

– Nënshkrimi dixhital për verifikimin e identitetit me të cilin po komunikohet

– SpiderOak, teknologji cloud me shkallë të lartë enkriptimi (CIO Albanian)

infografika

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>