Business & Management

Si mund të krijosh një faqe kompanie në LinkedIn

Feb 9 2013
0 Shpërndarje
Si mund të krijosh një faqe kompanie në LinkedIn

LinkedinLinkedIn krenohet me më shumë se 200 milionë anëtarët e saj, duke e bërë atë rrjetin profesional më të madh. Mospasja e një llogarie kompanie edhe mirmbajtjeje të kësaj llogarie nuk është më një opsion zgjedhjeje.

Tetorin e kaluar Linkedln ofroi faqet e reja të kompanive dhe me këtë vjen edhe një mënyrë e re marketingu për të reklamuar produktet, për të tërhequr konsumatorët edhe për të qënë në kontakt të vazhdueshëm me kërkesat e tyre, shkruan Mike Grivasher, i cili trajton Menaxhimin e produktit në LinkedIn.

Punonjësit tuaj janë ndoshta në LinkedIn dhe secili prej tyre duhet të lidhet me kompaninë tuaj. Në qoftë se ju nuk jeni duke ndarë gjërat emocionuese që ndodhin në biznesin tuaj, ju jeni duke humbur një mundësi. Nëse biznesi juaj kërkon të lancojë një produkt, shërbim Linkedln ofron mënyra për të krijuar publicitetin edhe kontaktet e nevojshme.

Faqja e kompanisë tuaj në LinkedIn është një vend aktiv në web me emrin tuaj. Për të ndihmuar juve si të filloni, CIO.com ka krijuar një udhëzues si të ndërtoni faqe të kompanisë në LinkedIn.

Kush Mund Krijoj një faqe Kompanie në LinkedIn?

Jo çdo anëtar i LinkedIn mund të ndërtojë një faqe kompanie për çdo kompani. Ka kërkesa të veçanta për anëtarët të cilët dëshirojnë të krijojnë një faqe të tillë:

Ju jeni një punonjës i kompanisë aktuale dhe pozicioni juaj është e shënuar në pjesën e eksperiencës në profilin tuaj.

Ju keni një adresë email të kompanisë (p.sh., [email protected]) dhe konfirmuar në llogarinë tuaj në LinkedIn.

Domain i kompanisë të emailit tuaj është unik i kompanisë.

Forca e profilit tuaj duhet të jetë e shënuar si Mesatar (Intermediate) apo të gjitha yjet (All star).

Ju duhet të keni disa kontakte.

Në momentin që i keni plotësuar të gjitha kërkesat ju mund të filloni. Pasi të hyni në faqen tuaj të Linkedln.com. klikoni mbi butonin Companies si në figurë.

Linkedin 1

Më pas klikoni mbi Add a Company në anën e djathtë sipër faqes.

Linkedin 2

Shtoni emrin e kompanisë suaj edhe adresën e saj. Kini parasysh qe duhet të keni një email të domainit të kompanisë që të mund të ndërtoni faqen.

Linkedin 3

Klikoni Continue. Duhet t’iu krijohet faqja e kompanisë suaj. Automatikisht llogaria juaj personale në Linkedln do të prezantohet si administratori i faqes së kompanisë.Ju duhet të shihni edhe të aksesoni butonin Edit tek ana e djathtë sipër faqes suaj.

Linkedin 4

Kur klikoni mbi butonin Edit ju mund të shtoni administrator të tjerë. Ky person mund të jetë dikush i marketingut që shton produktet edhe shërbimet. Është e rëndësishme përcaktimi i administratorëve me qëllim që të pengoni punonjës të paautorizuar të editojnë faqen e kompanisë. Gjithashtu duhet të keni parasysh që ju duhet të keni lidhje në faqen tuaja me këta persona që të mund ti bëni si administrator.

Linkedin 6

Ju mund të shtoni detaje mbi kompaninë tuaj si: përshkrim, lokalizim, madhësia, industria ku ajo operon. Ju mund të shtoni logo apo imazhe qe identifikojnë kompaninë në faqen tuaj. Mund të shtoni gjithashtu edhe grupet ku kompania juaj bën pjesë.

Linkedin 7

Në momentin që keni përfunduar me shtimin e informacionit mund të klikoni “Publish.”

Linkedin 8

Faqja juaj e kompanisë është krijuar por nuk ka përfunduar pasi nuk keni shtuar produktet edhe shërbimet që ajo ofron. Për ta përfunduar këtë klikoni mbi etiketën “Products”.

Linkedin 9

Disa këshilla si ta zgjëroni ndjekësit tuaj në Linkedln.

Inkurajoni punonjësit të ndjekin faqen e kompanisë në Linkedln. Kërkojuni klientëve të japin rekomandime për produktet tuaja edhe shërbimet tuaja në popullimin e sesionit “People that recommend“. Shto një buton social ose lidhni faqen me sajte si Facebook, Twitter ose Google+.

Duhet përmendur gjithashtu që kundrejt një pagese ju mund të postoni për pozicionet e lira në kompaninë tuaj. Linkedln është një mjet i mirë për të rekrutuar talente. (CIO Albanian)

Tags >

linkedin
Lajmet e fundit>