Karriere

Si mund të jetë i suksesshëm një IT menaxher?

Mar 23 2011
0 Shpërndarje
Si mund të jetë i suksesshëm një IT menaxher?

Zhvillimi ka bërë që disa kompani t’i përmbushin nevojat duke ndarë punët mes tyre, duke aplikuar menaxhimin e kompanisë në mënyrë piramidale, që nënkupton ndarje të punëve sipas kritereve të kompanisë, duke vendosur nëpër sektorë të ndryshëm njerëz përgjegjës apo menaxherë. Cilat janë kriteret kryesore për të qenë një IT menaxher i suksesshëm? Për të qenë një menaxher i suksesshëm, së pari duhet të dihet të menaxhohet vetvetja dhe më pas të tjerët. Për të pasur sukses si IT menaxher dhe për të çuar përpara karrierën tuaj, ju keni nevojë për disa tipare shumë të veçanta.

Vlerësimi i nevojave të tregut

IT menaxheri duhet të dijë si të vlerësojë nevojat e kompanisë së tij. Ai duhet të ketë aftësi për të vlerësuar teknologjinë dhe të bëjë ekspertiza me shumë përgjegjësi. Vlerësimi luan një rol të madh për të ndihmuar paraprakisht karrierën tuaj. Duke analizuar tregun dhe nevojat e kompanisë për të ecur përpara, ju arrini të analizoni të gjitha resurset e mundshme për të gjetur zgjidhje adekuate.

Krijimi i një vizioni

Për një udhëheqje të mirë, duhet pasur një objektiv apo më mirë të themi një cak, i cili për ju do të thotë shumë. Këtë vizion duhet ta ndani me stafin tuaj sepse ata do t’ju ndjekin. Komunikimi tregon se ju jeni  të angazhuar në arritjen e qëllimit për të çuar përpara kompaninë.

Krijimi i planit për zhvillim

Planifikimi është një përbërës thelbësor për një menaxher. Kjo do të thotë zgjedhje e prioriteteve të drejta për gjendjen dhe zhvillim i planeve agresive, por të arritshme. Duhet të zhvilloni një plan që trajton qëllimet e kompanisë dhe objektivat e saj. Planifikimi paraqet ndjenjën e të qenët proaktiv ose reaktiv.

Të qenët i gatshëm për të ndërtuar ekip

Një menaxher i suksesshëm e di se si të ndërtojë një ekip që ka aftësi dhe që është i gatshëm të krijojë fusha kritike dhe si të përmirësojë një ekip ekzistues.Çdo menaxher i mirë ka aftësinë për të ndërtuar ekipin e duhur për çështjet në fjalë dhe mund të parashikojë se çfarë do të nevojitet në të ardhmen në mënyrë që ekipi të jetë i përgatitur për sfida të reja. Ai e kupton rëndësinë e karrierës dhe e përdor si një mjet për të zhvilluar një ekip të fortë, të aftë për të vepruar sa më të pavarur.

Nxjerrja e burimeve

Burimet e Teknologjisë Informative duhet të jenë fokusuar në iniciativat që nxjerrin nevojat e kompanisë dhe objektivat dhe duhet ta kthejnë investimin mënyrë të frytshme, me kosto efektive. Karriera e njerëzve me të njëjtin mendim në çdo nivel nënkupton nevojë për fokus të fortë.

Motivimi i stafit

ITmenaxherët mund të krijojnë momentin domethënës në sajë të lidershipit të fortë dhe teknikave të motivimit të stafit dhe gjithmonë të arrijë më shumë se ata. Afërsia me të tjerët është një aftësi e nevojshme për suksesin e menaxhimit të një projekti apo punëve në një kompani.

Komunikimi për të arritur qëllimin

Më shumë se kurrë, suksesi në karrierë është shumë i varur nga aftësitë e komunikimit efektiv. IT menaxherët që arrijnë suksesin më të madh të karrierës janë ata që mund të komunikojnë në mënyrë efektive me të gjitha nivelet e njerëzve: të punësuarit, kolegët, klientët e brendshëm dhe të jashtëm, shitësit dhe drejtuesit e lartë. Kjo është një ndër sfidat kryesore të një menaxheri. Suksesi i IT menaxherëve gjatë krijimit të karrierës në një kompani varet më shumë nga performanca që jep vetë menaxheri dhe lidhja që arrin të krijojë me stafin. Përveç kësaj, çështja lidhet edhe me aftësitë e personit për të qenë vizionar, i afërt me të tjerët, plot vetëbesim. Por mbi të gjitha suksesi i tij varet edhe nga politikat e kompanisë ku ai vepron.

Lajmet e fundit>