Karriere

Si mund CIO të kthehet në një parashikues biznesi

May 18 2011
0 Shpërndarje
Si mund CIO të kthehet në një parashikues biznesi

altCIO që mund të ndihmoj shefin e tij të parashikoj saktë të ardhmen të menaxhoj profit gjatë cikleve ekonomike mund të jenë të domosdoshëm. Chris Curaan ndan disa sugjerime se si ju mund të jeni ai CIO.

Shumica e CEO-ve që unë njoh mund të përballojnë lajme të këqija. Por, nuk e di nëse ndonjëri nga ta i ka qejf befasitë. CIO që mund të ndihmoj shefin e tij të parashikoj saktë të ardhmen të menaxhoj profit gjatë cikleve ekonomike mund të jenë të domosdoshëm.

Forca e parashikimit mund të jetë aset strategjikë. Kompanitë që menaxhojnë ciklet ekonomike me mençuri nuk shtrydhin kufijtë që të mbajnë pjesën e tyre në një treg që po ngurtësohet, ato dalin nga biznesi kur premia nuk mbulon më riskun. Kur një cikël ekonomik është në ngritje, ata nuk bëjnë thjesht ri-investime thjesht në atë që ka qenë profitabile në të kaluarën. Produktet e ardhshme dhe tregjet për të gjeneruar kthim më të lartë mund të jenë shumë ndryshe nga ato që kanë bërë këtë herën e kaluar.

CIO-të mund të luajnë një rol kritik në krijim e një ideje më të mirë në periudha afatshkurtra, trendët në rritje, dhe përçarësit potencial të tregut. Për shembull, firmat farmaceutike që kanë qasje më të lartë të informatave me anë të bashkëveprimit me spitale mund të jenë më mirë të pozicionuara që të ofrojnë barna të reja inovative dhe trajtime të përmirësuara. Prodhuesit e veturave që vendosin të bashkohen një numri në rritje të prodhuesve të pajisjeve për të cilët lizingu është aq i vlefshëm për strategji sa janë shitjet mund të kenë nevojë për konsumatorë me mënyrë të re informatave me rrjedhë të dyfishtë, dhe përshtatje të dizajnit të tyre biznesor.

Tani ne kemi vegla më të fuqishme për parashikimin e të ardhmes, dhe të dhëna, teknologji, dhe njerëz të cilët dinë si të përdorin ato vegla për të gjeneruar informata vepruese dhe parashikime të besueshme. Bisedimet e mundësuara në mënyrë digjitale, lëvizjet të ndjekura nga sistemi global i vendosjes (GPS), dhe komunikimet online mund të jenë burime informatash të vlefshme (nëse ndonjëherë edhe kontroverse) për analiza dhe krahasime. Duket sikur secila kompani me të cilën unë kam biseduar së fundmi është e interesuar të krijoj një avantazh në informata. Mendoj që ata janë në rrugën e duhur.

Por, mos i neglizhoni sinjalet e dobëta. Ndoshta ka shumë gjëra që po ndodhin në treg dhe në organizatën tuaj, kjo mund të jetë dash këmbore. Këtu janë disa sugjerime përderisa ju shikoni në topin tuaj të kristaltë dhe provoni të ndihmoni CEO rreth të ardhmes.

·         Talenti i duhur – Çilat aftësi të teknologjisë dhe informatave janë më së shumti të kërkuara në tregun e punës dhe kanalet e mediave shoqërore? Çfarë pozita janë duke kërkuar të mbushin konkurrentët, furnitorët, dhe ekzekutivët tuaj? A janë institucionet akademike një indikator udhëheqës në industrinë tuaj? Çfarë po publikohet dhe çili është kurrikulumi i ri që po u prezantohet në programet e menaxhimit dhe shkencave kompjuterike në universitetet më të mëdha?

·         Teknologjia e duhur – Çfarë trendë të burimeve të hapura ju do të dëshironit të hulumtonit apo të ndiqnit? (Meqë ra fjala, s’ka asgjë gabim me mësimin nga gabimet e të tjerëve.) Shikoni përtej spektrit inovativ. Në çfarë po punojnë komuniteti i hakereve/prodhuesve? (integrimi i sensorëve në harduer dhe softuer duket si një temë e nxehtë për momentin.) Në çfarë projekte po punojnë furnitorët tuaj dhe institucionet akademike në laboratorët e tyre? A po ndiqni bisedat në ngjarjet me profil të lartë?

·         Çështja e duhur biznesore – Shikoni përbrenda organizatës tuaj. Si janë alokimi i buxhetit dhe kategorizimi i investimeve në çdo funksion biznesi? Çfarë janë aftësitë e reja në buxhetin e lirë apo në listën e dëshirave për, le të themi, marketingun apo burimet njerëzore? Shikoni edhe jashtë organizatës. Çfarë po deklarojnë konkurrentët tuaj në raportet e tyre vjetor apo për çfarë po planifikojnë investime të mëdha dhe cilat janë prioritetet? Çfarë po shkruhet nëpër gazetat biznesore për domenin e interesave të kompanisë tuaj? (Nëse ju vetëm lexoni gazeta teknike dhe raporte të analizave të industrisë, atëherë është koha që të zgjeroni horizontin tuaj?

 

Cilat janë disa “dobësi” ose sinjale të pazakonta në të cilat do të bazoheni në të ardhmen tuaj?

Lajmet e fundit>