Siguri

Si mos të bëni spam në Twitter

Apr 16 2012
0 Shpërndarje
Si mos të bëni spam në Twitter

Twitter ka njoftuar këtë muaj se ka shtuar masat për të mbrojtur përdoruesit e vet nga spam. Në të njëjtën kohë ky rrjet shoqëror ka paraqitur padi ndaj “pesë ofruesve të veglave për spam”. Si mund të mbroheni nga radari i Twitter duke vazhduar të bëni një formë tregti me anë të këtij rrjeti? Më poshtë keni pesë këshilla si mund të ju ndihmojnë në këtë drejtim.

 

1. Mos përmendi njerëz nëse nuk jeni duke biseduat me ata.

Kjo është mënyra më e zhvilluar e spamit dhe gjithkush me një llogari në Twitter ka qenë target i kësaj. Një spamer ju dërgon juve dhe një link për një produkt se bashku me përmendjen e llogarisë tuaj, e cila ju shtyn të lexoni cicërimën, pasi të gjithë jemi të interesuar të shohim se për çfarë na kanë përmendur. Një biznes që kërkon ti adresohet një pjesë të caktuar të përdoruesve me një promocion mund ta konsideroj këtë mënyrë “reklamimi”. Por, nëse vërtetë dëshironi ti tregoni dikujt për një promocion, dhe ata persona kanë demonstruar më parë se janë të interesuar në produktin tuaj, më mirë dërgojuni mesazh direkt.

 

2. Mos cicëroni për të gjitha ofertat dhe promocionet vazhdimisht

Është lehtë të mërzisni ndjekësit tuaj në Twitter duke cicëruar për çdo zbritje, promocion, ose produkt që ofroni. Sigurisht që duhet të bëni këtë proces, por kufizojeni në disa cicërima promocionale në ditë, dhe të tjerat përdorni për të komunikuar me konsumatorët. Ricicëroni artikujt dhe postimet në bllogje të ndryshme që janë relevante me industrinë tuaj dhe përgjigjuni në pyetjet e konsumatorëve që do të ju vendosin juve në një pozitë të lakmueshme.

 

3. Mos përdorni vegla spami për Twitter

Veglat të cilat ka vendosur ti padis Twitter janë TweetAttacks, TweetAdder, dhe TweetBuddy, të cilat veprojnë si transmetues të cicërimave spam. Veprime legale ka ndërmarr edhe ndaj Adscend Networks, një rrjet për të cilin Twitter deklaron se krijon cicërima spam. Fatkeqësisht për këto kompani, vendimet gjyqësore do të kenë pak rëndësi, pasi tashmë Twitter i ka cilësuar si kompani ilegale dhe në të ardhmen sigurisht do të kenë probleme për të gjetur klient biznesor. Nëse jeni të lidhur me këto shërbime, ju do të ishit të mençur të mos vazhdoni, së paku jo për momentin. Kjo mund të ketë pikëpyetje në lidhje me validitetin e veglave tjera që përdorni në Twitter. Si një shërbim i rrjeteve shoqërore, përdorni instinktet tuaja. Nëse duket diçka si spam, për shembull si një shërbim që thotë se do të ju sjell 100 mijë ndjekës brenda ditës, atëherë ndoshta edhe është spam.

 

4. Mbajeni gjuhën e shitjeve në minimum

Ata që kanë njohuri me përpilimin e reklamave për Google AdWords e dinë që s’mund të përdorin terme si “më i miri në botë” ose “numër 1 në rezultatet kryesore” në reklamat e tyre. Derisa Twitter nuk do të ju penalizojë për të përdorur terme të tilla, mungesa e evidencës për të mbrojtur kësisoj thënie, duket e pasinqertë dhe mund të mos ju pëlqej ndjekësve tuaj. Nëse fitoni një shpërblim, bërtitni nga kulmi, por shmangni linjat bajate të shitjeve që më shumë ju ngjajnë viteve të 80ta.

 

5. Raportojeni spamin në Twitter

Twitter i përgjërohet përdoruesve që të raportojnë spamerët sa herë që hasin në ndonjë. Derisa ju s’do të fitoni ndonjë pikë nga Twitter për këtë gjë, ju do të bëni Twitterin një vend më të mirë virtual. Është e dobishme për të përdorur këshillat themelore që gjenden në direktivën e Twitter “What is Spam”(Çfarë është spami). Postimi i mesazheve të dy/shumëfishta, përdorimi i temave në trend me porosi spam, përdorimi i shumë llogarive për të dërguar të njëjtin mesazh, dhe sjellja agresive për ndjekje zyrtarisht janë vepra ilegale. Nëse disa veta merren me llogarinë e biznesit tuaj në Twitter ose jeni duke përdorur outsourcing nga një biznes tjetër, sigurohuni që ata të kenë trajnim adekuat për teknikat anti-spam të Twitter. /cio.al/

 

Lajmet e fundit>