Business & Management

Si krahasohen rrjetet sociale me ekonominë globale (Infografik)

Sep 9 2013
0 Shpërndarje
Si krahasohen rrjetet sociale me ekonominë globale (Infografik)

Nëse Facebook-u do të ishte shtet, do të renditej i treti në botë për nga numri i popullsisë.

Por, si do të renditej ekonomikisht? Në këtë infografik do të shohim se si krahasohen rrjete të ndryshme sociale me shtetet e botës në aspektin e popullsisë, PBB-së (të ardhurat) si dhe PBB për frymë (të ardhura për punonjës).

Facebook është pothuajse sa India për nga popullsia. Të ardhurat janë rreth 5 miliardë $, pothuajse sa PBB-ja e Guineas, ndërsa të ardhurat për punonjës rreth 1 miliardë $ ose të krahasueshme me PPB-në për frymë në Kuvajt.

Twitter ka rreth 500 milionë përdorues, ose njësoj sa popullsia e Brazilit, Nigerisë dhe Meksikës së bashku. Të ardhurat janë rreth 350 milionë, pothuajse sa PBB-ja e Shteteve Federale të Mikronezisë. Të ardhurat për punonjës janë të krahasueshme me PBB-në e Malajzisë.

LinkedIn ka rreth 250 milionë përdorues, pothuajse sa popullsia e Indonezisë. Të ardhurat janë pothuajse sa PBB-ja e Ishujve Turks dhe Calcos, ndërsa të ardhurat për punonjës janë të krahasueshme me PBB-në e Republikës Domenikane.

Pinterest, Instagram dhe Google+ kanë të ardhura 0 për momentin. Por si i mbledhin paratë rrjetet e tjera? Reklamat zenë përqindjen më të madhe. Më pas vijnë profilet premium dhe më pas opsione të tjera (si blerja e krediteve në Facebook për lojra). (CIO Albanian)

rrjete sociale infografik

Lajmet e fundit>