Aplikacione

Si funksionon Amazon Silk në Kindle Fire?

Sep 29 2011
0 Shpërndarje
Si funksionon Amazon Silk në Kindle Fire?

Në mesin e risive të tabletit të sapolajmëruar nga Amazon, Kindle Fire, është një shfletues i quajtur Amazon Silk. Silk nga Amazon quhet një ueb shfletus i përshpejtuar cloud, që ndan punën e ngarkimit të uebfaqeve në mes të Kindle Fire dhe serverëve të Amazon. Gjysma e procesimit të uebit kryhet në cloud, ndërsa gjysma tjetër kryhet nga vetë Kindle Fire, me qëllimin për të zvogëluar kohën për të cilën hapen faqet.

Edhe pse kjo ide nuk është e re (Opera Mini funksionon në një rrugë të ngjashme), CEO i Amazon, Jeff Bezos shpjegoi që shfletuesi i ri “do të largojë mjaft vonesa në ngarkimin e një uebfaqeje”.

Ja një video shpjeguese që tregon se si Amazon implementon punët.

Si funksionon?
Silk funksionon me ndihmën e shërbimit EC2 të Amazon (Elastic Computing Cloud). EC2 me sukses vepron si ndërmjetësues, duke qenë në mes jush dhe uebfaqeve tuaja, duke thjeshtësuar hapjen e tyre.

Kjo teknikë e thjeshtësimit përfshin një seri të tërë të proceseve, si kompresimi i skedarëve, “caching”-u i faqeve dhe ngarkimi i skedarëve lokalë.

Në praktikë, kjo do të mund të rezultonte në një fotografi 3MB të zvogëluar në një skedar më të përshtatshëm për celular, ta zëmë me madhësinë 50KB.

Silk gjithashtu do të mundohet që të parashikojë uebfaqet që ju doni t’i vizitoni duke u bazuar në atë se çfarë bëjnë të tjerët. Ky veprim parashikues do të provojë dhe do të mundohet t’ia qëllojë se cilat uebfaqe ju do t’i vizitoni në kohën e ardhme kur ju do të doni të vizitoni ndonjë uebfaqe dhe pastaj do t’i parangarkojë menjëherë ato uebfaqe.

Të gjitha këto procese në prapavijë duhet të rezultojnë në një përdorim të ulët të bandwidth dhe një ngarkim më të shpejtë të faqeve. Dhe nëse EC2 shkon offline, Silk do të kalojë një formë backup që i ruan të gjitha gjërat në vetë Kindle Fire. Kjo nënkupton një shfletim më të ngadalshëm kur EC2 është ndalur.

Kështu që ky mund të jetë shfletuesi përfundimtar për këtë tablet? Ai ofron Flash, e ka shërbimin EC2 të Amazon dhe premton një shfletim super të shpejtë në internet. Do ta shohim se si ai ballafaqohet gjatë përdorimit, por tingëllon mirë./cio.al

Lajmet e fundit>