Internet

Si funksionojnë tregjet e zeza online

May 15 2012
0 Shpërndarje
Si funksionojnë tregjet e zeza online

Hetuesi i korporatave Brandon Gregg tregon se si Bitcoins dhe TOR ndihmojnë në lulëzimin e tregjeve të zeza anonime. Interneti nuk është më i panjohur për krimin. Që nga falsifikimi dhe produktet e vjedhura, e deri tek drogat ilegale, identitetet dhe armët e vjedhura, pothuajse gjithçka mund të blihet online me vetëm disa klikime. Tregu i zi online jo vetëm që mund të caset nga kushdo me një lidhje internet, por i tërë procesi i porositjes së shërbimeve dhe mallrave të ndaluara është shumë i lehtë dhe anonim, me shumë tregje për të shitur apo blerë çfarëdo që dëshironi.

Të kuptuarit se si lulëzon tregu- i parregulluar dhe i pagjurmueshëm- mund të ju ofroj një ndjesi të kërcënimeve (ose burimeve) që ndikojnë tek ju dhe biznesi juaj. Në rastin tonë, ne do të transferojmë një shumë prej 1,000 $ nga llogaria jonë e rregullt bankare në një sistem matematikor me kode binare, dhe do të futemi në një lagje te internetit të përdorur nga kriminelët. Kjo botë e fshehur i mundëson çdokujt të blej numra kredit kartelash të vjedhura, identitete të rreme- dhe madje edhe një lansues granatash. Udhëtimi në anën e errët të internetit fillon me dy programet open-source: Bitcoin dhe Tor Bundle.

Zhvendosja e parave

Bitcoin është një vegël sistemi që funksionon si bankë personale për ruajtjen dhe investigimin e valutave digjitale në kompjuterin tuaj. Pasi të instalohet në sistemin tuaj, ai qëndron i zbrazët duke pritur që të mbushet me kesh digjital të pagjurmueshëm.

Mbushja e tij është pjesa më e ndërlikuar. Sistemi digjital monetar online kryesisht kryhet nga Paypal, Western Union si dhe kompanitë bankare që provojnë të ndjekin rregullat e qeverisë kundër mashtrimit dhe shpërlarjes së parasë. Ekzistojnë dy hapa për të marrë ligjërisht paratë dhe për t’i konvertuar ato në vlera aktuale Bitcoins në bankën tonë digjitale dhe anonime.

Filloni duke hapur një llogari bankare falas Dwolla (www.dwolla.com). Mund të përdorni informacionet tuaja reale- nuk jeni duke bërë asgjë joligjore. Pas tre ditësh do të ju ofrohet një test mashtrimi për të identifikuar transfere të vogla në llogarinë tuaj Dwolla dhe llogarinë tuaj bankare. Pasi të keni konfirmuar llogarinë, transferoni një shumë nga banka juaj personale në Dwolla. Pasi të keni konfirmuar transferet, paratë tuaja legjitime do të ruhen në një bankë globale me më pak kufizime sesa bankat amerikane.

Tani ju duhet të hapni një llogari me konvertuesin më të madh bitcoin MtGox. Për shkak të shqetësimeve të mashtrimit, MtGox lejon transferet vetëm nga bankat si Dwolla. Pasi transferi juaj Dwolla kalon në MtGox, ju mund të përdorni paratë për të blerë Bitcoins në tregun e hapur për një tarifë të vogël përqindjeje. Pasi kjo shitje të përfundoj, bitcoins tuaj ruhen në llogarinë tuaj bankare që është e vendosur në mënyrë digjitale në kompjuterin tuaj.

I tërë procesi mund të kryhet në më pak se një javë, dhe shuma 1,000 $ tanimë është këmbyer në 191 $ BTC. Tani jeni gati që të kryeni blerje në tregun e zi.

Gjetja e tregjeve

Konvertimi i dollarëve në Bitcoin ishtë ligjor dhe relativisht i sigurt. Megjithatë, futja në tregun e zi, ju lidh me disa veprime ilegale. Ne do të vazhdojmë rrugëtimin tonë, mirëpo ne NUK do të kryejmë këto aktivitete. Këto informacione mund t’u ndihmojnë profesionistëve të sigurisë që të kuptojnë se si përdoren identitetet dhe kredit kartelat e vjedhura, si shpërndahen produktet ilegalisht e shumë të tjera.

Sigurisht, kushdo që futet në veprimet e tregjeve të zeza dëshiron të mbetet anonim. Prandaj hapi i radhës për blerje në tregun e zi është shkarkimi dhe hapja e Tor Bundle Pack (https://www.torproject.org/). Ne kemi provuar Tor dy ose tre herë për të mbrojtur identitetin online, mirëpo TOR përfshinë funksione tjera.

Zhvilluar nga marina amerikane për komunikime sekrete, tanimë ai përdoret për të shmangur ueb faqet e bllokuara nëpër zyre në gjithë vendin si dhe për të inspiruar pranverat arabe, TOR ka një mik më të errët: Hidden Tor Servers. Merimanga e njëjtë që ridrejton trafikun e internetit dhe fsheh IP-në dhe lokacionin e përdoruesit nga syri vëzhgues gjithashtu mund të fsheh edhe lokacionet e serverit. Hidden Tor Servers tanimë janë norma për ruajtjen, çasjen dhe fshehjen e veprimeve ilegale si pornografia e fëmijëve. Niveli i mbrojtjes i ofruar nga Tor e bënë punën e gjurmimit pothuajse të pamundshme. (Në mënyrë interesante, grupi haktivist Anonymous së voni i ka kushtuar vëmendje serverëve të tillë duke i kontrolluar ata si server DDOS kundër objektivave të tyre, duke përfshirë edhe grupet ligjore dhe qeveritare. Nëse CIA goditet nga një sulm DDOS, atëherë ajo gjithashtu do të ketë problem në hetimin e burimit të sulmit.) Përndryshe, Hidden Tor Servers janë shtëpia e aktiviteteve në tregun e zi.

Ku gjendet “tregu i zi”? Si duket ai?

Natyrisht, përgjigjjet e kërkimit në Google i sqarojnë këto pyetje shumë lehtë. Me përdorimin e shfletuesit Tor (i cili, natyrisht, është shumë më i ngadaltë sesa një shfletues standard) kërko për “Tor Directories”. Këto ueb faqe ofrojnë një koleksion të ueb faqeve të fshehura Tor për të gjitha llojet e dyqaneve. Këtu do të gjeni ueb faqeve të ngjashme me Yahoo-në e kohërave të kaluara, me kategori dyqanesh që përfshijnë Drogat, Armët, shërbimet dhe aktivitetet e tjera ilegale. Nëse dyqani është i renditur me një domen standard .com ose .org, ai gjithashtu do të hapet edhe në shfletuesin tuaj standard; por nëse mbaron me .onion atëherë ai është server i fshehur dhe mund të shihet vetëm me shfletuesin Tor.

Një shembull i tillë është ueb faqja [email protected] (nobody.zerodays.org/hidden-directory/), që ofron përshtypje dhe linqe të drejtpërdrejta në faqet aktuale Hidden Tor. Në skenarin tonë ne do të kërkojmë tregun e zi dhe do të shiqojmë çmimet e disa kredit kartelave.

Me përdorimin e TOR shumë shpejt mund t’u çaseni ueb faqeve të tregut të zi dhe të regjistroheni (nuk nevojiten informacione reale), dhe të filloni blerjen. Sikurse në Amazon, edhe aty shitësit shfaqin produktet e tyre në detaje, fotot dhe çmimin, përfshirë edhe përshtypjet e ofruara nga blerësit e kaluar. Në një ditë të caktuar gjatë muajit prill, çmimi aktual për një kredit kartelë ishte 6.5$ BTC.

Një shitës reklamonte: “Të gjitha produktet tona vijnë me informacione të plota. Kjo do të thotë: se ofrohen të gjitha informacionet e duhura si numri i kartelës, kodi i sigurisë, data e skadimit, emri, adresa, qyteti, shteti, kodi postar, telefoni, numri i sigurimit social, data e lindjes, si dhe pyetja e sigurisë. Gjithashtu gjurmo të dhënat 1+2 dhe PIN-in. Të gjitha kredit kartelat janë të kontrolluara dhe kanë bilans minimum 1000$ dhe shumica e tyre janë nga shtetet e Bashkimit Europian. Gjithashtu posedojmë edhe kartela nga Amerika, por është me lehtë që të merrni para kesh nga ATM-të (të blini para virtuale online, të lidhni kartelën me PayPal) me një kartelë europiane.”

Një “lexues/shkrues kredit kartele, HiCo/LoCo, me çertifikim ISO ” kushton 76.60350 BTC (ose 366.63$) dhe gjithashtu ekzistojnë edhe shumë armë të paregjistruara, duke përfshirë një armë dore M9 me një silenciator ilegal, të paregjistruar natyrisht, për 225.00000 BTC ose 1,076.87 $.

Kushdo që kryen blerje përmes bitcoins anonim nuk do të lë gjurmë të transaksionit. Të gjithë përdoruesit mund të dërojnë të dhëna përmes Hidden Tor email servers, ose të dërgojnë artikujt sikurse drogat dhe armët me shërbimin portar amerikan për të parandaluar kërkimet. Kur dërgesat vijnë nga Amerika, mallrat ilegale do të arrijnë në adresën e duhur pa ndonjë problem. Për ata që dëshirojnë mbrojtje shtesë- le të themi në rast se malli vjen nga jashtë Amerikës- shumica e njerëzve në pjesën e “Shërbimeve” të kësaj faqeje do të blejnë ose pranojnë artikujt në emrin tuaj duke përdorur bitcoins dhe adresat e tyre, dhe pastaj do të ridërojnë mallrat tek ju, për një tarifë të caktuar.

(Poashtu, disa përdorues të këtyre faqeve ofrojnë edhe shitjen e bitcoins përmes Paypal në mënyrë që të shmangni dy hapa bankar dhe të kaloni direkt në blerjen e mallrave; por natyrisht nuk ka asnjë garanci që do të pranoni bitcoins pasi të keni dërguar paratë kesh.)

Tor Hidden Servers ofron një vështrim real të botës nëntokësore që fillimisht ishte i kufizuar vetëm për shtigjet e errëta, vendet e këqija si dhe kriminelët e rrezikshëm. Sikurse që interneti ka zgjeruar tregtinë online në një treg global pa kufij, ashtu edhe bitcoins dhe Tor e kanë bërë blerjen e mallërave dhe shërbimeve ilegale shumë të lehtë pothuajse sikurse porositjen e një kënge iTunes në kompjuterin tuaj.

Njoftim, shumica e blerjeve të përshkruara këtu janë ilegale dhe/ose të rrezikshme. Derisa është shumë e vështirë të identifikohen individët e përfshirë pa ndonjë shërbim inteligjence, megjithatë personeli ligjor dhe hetuesit e korporatave mund të përdorin këto procese për të gjurmuar falsifikimet, dhe gjërat e vjedhura.

Nëse këto transaksione kryhen në rrjetin e korporatës suaj, atëherë këto aktivitete mund ta vënë organizatën tuaj në rrezik ligjor. Derisa regjistrat e rrjetit nuk mund të shfaqin ueb faqet Tor, softuerët e auditimit për programe si TOR, dhe monitorimi i kompjuterëve mund të shfaqin punonjësit që përdorin faqe TOR dhe të tregojnë të gjitha aktivitetet. (CSO/CIO Albanian)

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>