Slider

Si funksionojnë motorët e kërkimit

Oct 29 2012
0 Shpërndarje
Si funksionojnë motorët e kërkimit

Motorët e kerkimit në internet janë faqe speciale të krijuara për të ndihmuar njerëzit të gjejnë informacione të faqeve të tjera.

Motorë të ndryshëm kanë mënyra të ndryshme për të kërkuar, por të gjithë kryejnë tre detyra bazë:

1. Kërkojnë internetin, ose pjesë të tij bazuar në fjalë kyce.

2. Mbajnë një indeks të fjalëve që gjejnë dhe vendin se ku i gjejnë.

3. I lejojnë përdoruesit të kërkojnë për fjalë ose kombinime fjalësh të gjetura në atë indeks.

Para se një motor kërkimi të lokalizojë se ku ndodhet një skedar apo dokument, së pari ai duhet të gjendet. Për të gjetur informacione në qindra miliona faqe uebi që ekzistojnë, një motorr kërkimi përdor programe speciale të quajtura merimanga (spiders). Këto të fundit krijojnë listat e fjalëve që gjenden në një faqe.

Procesi i krijimit të listës nga merimanga quhet gërmim (web crawling). Por si e nis një merimangë kërkimin? Pikat e fillimit jane zakonisht faqet më të klikuara.

Një merimangë fillon kërkimin në një faqe shumë të klikuar, indekson fjalët në faqet e saj dhe vazhdon të njëjtën punë me çdo link që gjen brenda faqes. Në këtë mënyrë sistemi i merimangës fillon të shpërndahet në pjesët më të përdorura në internet.

Të gjitha të dhënat që vijnë nga merimangat ruhen në një “depo qëndrore” prej nga edhe indeksohen më vonë. Merimangat janë gjatë gjithë kohës në levizje pasi duhet të përcjellin çdo përditësim të bërë nga faqet. Frekuenca me të cilën iu rikthehen faqeve përcaktohet nga administratorët e motorëve të kërkimit. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>