Menaxhim Projektesh

Si është e organizuar axhenda ditore e një menaxheri të medias sociale (Infografik)

Sep 30 2014
0 Shpërndarje
Si është e organizuar axhenda ditore e një menaxheri të medias sociale (Infografik)

Social-Media-Manager-798x310Ju shpenzoni një pjesë, mbase të gjithë, të ditës suaj në median sociale, duke kaluar nga njëri rrjet në tjetrin, duke kontrolluar statistikat, duke bërë plane dhe kryer disa detyra që i takojnë një menaxheri të medias sociale. A do të ndihmonte kjo nëse u themi se nuk jeni i vetmi që keni një axhendë të tillë?

Brenda axhendës së një menaxheri të medias sociale

Mekanizimi i medias sociale SocialCast ka krijuar një axhendë rreth detyrave dhe orareve të zakonshme të një menaxheri të medias sociale dhe i ka vendosur në një infografik. Qartësisht, menaxherët e medias sociale mund të mbushin ditën e tyre me të tilla detyra.

Hectic-schedule-730x1079Mëngjesi:

* Kontrolli i e-mail-it

* Replikat dhe Cicërimat

* Postime në median sociale

* Postim në blog

* Korrigjim përmbajtjeje

* Parashtrimi i ideve me pjesën e ekipit

Pasdite:

* Shkrim i një postimi në blog, krijimi i përmbajtjeve

* Informimi i ekipit rreth rëndësisë së medias sociale dhe mjeteve të saj.

* Qëndrimi i azhornuar rreth siteve dhe profileve të medias sociale

Mbrëmje:

* Shqyrimi i statistikave të ditës

* Biseda, caktimi i eventeve

* Planifikimi i mesazheve që mbërrijnë gjatë orëve të vona të natës dhe të mëngjesit.

* Kontrolli i e-mail-it

A përshtatet kjo me axhendën tuaj? Sigurisht ka mënyra të ndryshme për t’ju afruar kësaj çështje nga menaxherët e medias sociale. (CIO Albanian)

social-media-manager-workweek-infographic-730x1825social_media_checklist

Lajmet e fundit>