Harduer

Si e përdorni iPad-in tuaj

Sep 14 2012
0 Shpërndarje
Si e përdorni iPad-in tuaj

Nëse jeni një nga 53.2 milionë njerëzit që aktualisht posedojnë një iPad, ka shumë mundësi që të keni krijuar edhe ju zakonet tuaja personale të përdorimit të tij.

Më poshtë po ju paraqesim disa fakte interesante që janë vrojtuar në të gjithë botën për personat që kanë një iPad.

– Në vitin 2010, kishte 11.5 milionë përdorues në të gjithë botën. Ky numër shkoi në 28 milionë në vitin 2011 ndërsa sot, tableti i Apple zë 65% të tregut botëror të tabletëve.

– iPad-i i gjeneratës së tretë ka sjellë shitjet më të mëdha. 1 milion pajisje u shitën që në ditën e parë dhe 3 milionë në tre ditët e para.

– Navigimi në Ueb është aktiviteti më popullor në iPad, ndjekur nga kontrollimi i e-mailit, leximi i lajmeve si dhe vizitimi i rrjeteve sociale.

– Rreth 70% e përdoruesve të iPad-it kanë dëshirë që të luajnë me të gjatë kohës që shohin TV.

– 57% e tyre e përdorin gjatë kohës që janë shtrirë në krevat, 42% kur janë duke pritur, 25% gjatë kohës që ndodhen në tualet, 24% në mbledhje ose në klasë, 21% gjatë kohës që bëjnë shopping etj.

– Në raportet mes gjinive, meshkujt janë ata që përbëjnë numrin më të madh të përdoruesve të iPad-it, 66%. Femrat zënë 34%. Grupmosha që ka më tepër iPad-ë është 25 – 36 vjeç.

– Ekzistojnë 650.000 aplikacione online për t’u shkarkuar për iPad.

– Krahasimi i çmimeve (në dollarë amerikanë)

– iPad 1, karakteristika: i përballueshëm si çmim, çip A4, ekran 1024 x 768, memorje 256MB. Disavantazh: nuk ka kamera.

iPad 2, karakteristika: më i lirë dhe më i lehtë se iPad 3, çip dual-core A5, ekran 1024 x 768, memorje 512MB.

iPad 3 (i njohur edhe si New iPad), karakteristika: çip dual-core A5X, ekran 2048 x 1536, memorje 1GB, përmban Retina Display, kamera 5MP, më i shpejt dhe ka të instaluar Siri-n për njohje të zërit. Disavatanzhet: i shtrenjtë, pak më i rëndë. (CIO Albanian)

Tags >

ipad
Lajmet e fundit>