Menaxhim Projektesh

Si e nxitin inovacionin softuerët me burim të hapur

Feb 19 2014
0 Shpërndarje
Si e nxitin inovacionin softuerët me burim të hapur

chi-crazy-chemist-20140123Sot, shembujt më të mirë të inovacionit përmes shpërndarjes së dijes vijnë nga lëvizjet e softuerëve me burim të hapur.

Zhvilluesit postojnë kode në komunitetet online në gjithë botën, mësojnë nga njëri-tjetri dhe ndërtojnë hapat e duhura. Imitimi në fakt mund të rezultojë shpeshherë në formën më të mirë të inovacionit. Në muajin janar kishte në botë mbi një milion projekte në zhvillim e sipër me burim të hapur. Shifrat po rriten me 30 – 50% çdo vit.

Dhe në këtë grup nuk kemi përfshirë nisma të ndërmarra nga të pasionuarit e teknologjisë me burim të hapur, por flasim vetëm për projekte të vërteta. Disa prej tyre përfshijnëthe Apache Web Server dhe OpenStack, sistemin operativ në cloud.

Kontributorët më të mëdhenj të teknologjisë me burim të hapur kanë krijuar disa prej emrave më të mëdha që njohim sot në botën e teknologjisë, përfshi Google, Yahoo, Facebook, Twitter, LinkedIn, dhe Amazon. Apple ka besuar fuqimisht në këtë teknologji për zhvillimin e iOS-it apo shfletuesit Safari.

Kjo teknologji po udhëheq trendet më të mëdha të ICT-së në botë – teknologjinë mobile, atë në cloud dhe të dhënat me kapacitet të madh. Madje, industria e automobilëve, e cila njihet për kërkimet dhe zhvillimet e saj, e di tashmë se nuk ka kuptim që të rizbulohet rrota.

Për shembull, GENIVI Alliance, e cila përbëhet nga një sërë prodhuesish automobilësh dhe shumë furnizuesish të tyre, përdor një platformë me burim të hapur për zhvillimin e sistemeve softuerike nëpër makina.

Nga ana tjetër, kompanitë e vogla janë bazuar shpeshherë në këtë teknologji për t’i shndërruar idetë e tyre në sukses komercial. Firmat e vogla dhe veçanërisht ato start-up e njohin teknologjinë me burim të hapur si mënyrën më të shpejtë dhe më të përshtatshme për të sjellë produktet apo shërbimet e tyre në treg. Shumë kompani në gjithë botën po kërkojnë profesionistë, të cilët, midis të tjerash, janë të aftë edhe të punojnë me burim të hapur.

Ajo që po ndodh kohët e fundit është se kompanitë marrin të gatshme një pjesë të madhe të kodit nga teknologjia me burim të hapur dhe më pas i përqëndrojnë burimet e tyre në 20 apo 30% që i dallon nga të tjerët. Pra, kompanitë po e përdorin këtë teknologji për të pasur sukses.

Nëse do ta bënit këtë gjë duke filluar nga zeroja, me shumë mundësi do të rizbulonit rrotën dhe gjithmonë do të përpiqeshit të arrinit konkurrentët tuaj. Sot, avantazhi konkurrues nuk është thjesht çështje e gjetjes së ideve të reja, por më tepër çështje menaxhimi i zgjedhjeve më optimale për organizatën tuaj. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>