Technology

Shumica e njerëzve nuk duan smartfonë të shtrenjtë

Jul 24 2012
0 Shpërndarje
Shumica e njerëzve nuk duan smartfonë të shtrenjtë

Prodhuesit përqëndrohen shumë në smartfonët e shtrenjtë dhe të teknologjisë së fundit, dhe jo atyre të niveleve normale që u përgjigjen pjesës më të madhe të konsumatorëve. Ky ishte deklarim i bërë nga kompania kineze ZTE.

Duke folur nga lansimi i smartfonit të ZTE, Grand X, i cili do të kushtojë rreth 190 dollarë kur të dalë në gusht, drejtori i marketingut dhe biznesit per Evropën Chris Edwards kritikoi ashpër firmat si HTC dhe Samsung të cilat shfrytëzojnë rritjen e çmimeve dhe pajisjet e vjetra me qëllim që të prodhojnë smartfonë të çmimeve mesatare, dhe jo t’i krijojnë ato direkt me atë synim.

ZTE mendon se pjesa më e madhe e njerëzve duan smartfonë të cilësisë së mirë, me specifika të larta dhe pa teknologjinë e fundit të përdorur nga rivalët e tyre. Edhe pse smartfonët e fundit mund t’i çudisin konsumatorët, ZTE është në nivelin e mesëm të këtij tregu, ku teknologjia është e përshtatshme, tha Edwards.

ZTE bën kompromise kur vjen puna te pjesët fizike, si p.sh. me Tegra 2 të Nvidia, dhe jo Tegra 3, por Edwards thotë se çmimet më të ulta do ta ndihmojnë tregun të hapet më shumë. “Është një treg i mbyllur dhe shumë i ngjeshur, por ne mendojmë se mund të kryejmë sfidën tonë.”

Planet e ZTE nuk përfshijë vetëm smartfonët Android. Edwards nuk ofroi shumë detaje, por konfirmoi se kompania do të ndjekë pajisjen Windows Phone 7, Tania, dhe Windows Phone 8 në gjysmën e parë të 2013, ndërsa tabletët 12 apo 18 muajt e ardhshëm. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>