Aplikacione

Shumica e kompjuterave nuk kanë programe antivirus

Jun 2 2012
0 Shpërndarje
Shumica e kompjuterave nuk kanë programe antivirus

Zv. presidenti i McAfee, Todd Gebhart, thotë se rreth 17 përqind e kompjuterave personalë në botë nuk përdorin programe antivirus, ose siç thotë ai me shaka: “ecin lakuriq në Internet.”

Së fundi, krijuesi i programit antivirus dhe ndërmarrjes hulumtuese ka bërë një studim të rreth 28 milionë kompjuterave personal, duke mos përfshirë ata të Apple, në mëse 24 shtete të ndryshme, duke gjetur që një në çdo gjashtë kompjutera ose nuk ka të instaluar antivirus, ose antivirusi i instaluar ka skaduar.

Shtetet e Bashkuara hyjnë në pesëshen kryesore të shteteve më të dobëta me rreth 19.32 përqind të kompjuterave në rrezik, së bashku me Meksikën me 21.57 përqind, Spanjën me 21.45 përqind, Singaporin me 21.75 përqind dhe Japoninë me 19.35 përqind.

Finlanda kishte numrin më të vogël të kompjuterëve të pambrojtur, me një përqindje prej vetëm 9.7.

Kjo është një statistikë befasuese dhe nuk përfshin fare kompjuterat e Apple. Nuk ka asgjë të fshehtë që kompjuterat personalë që përdorin sistemin operativ Windows janë shumë të ndjeshëm nga sulmet keqbërëse dhe kompjuterat e pambrojtur kanë shuma mundësi që të infektohen me ndonjë virus.

Në të vërtetë, viti 2011 ishte cilësuar si “viti i hakimit” dhe sulmet kibernetike vazhdojnë të rriten dita-ditës. Nëse ky është numri i kompjuterave personalë të pambrojtur nga e mbarë bota, atëherë kompjuterat e pambrojtur të Apple do të jenë në numër edhe më të madh.

Më herët, konsumatorët besonin se kompjuterat Mac nuk ishin objektiv i sulmeve që zakonisht sulmonin kompjuterat Windows, por ky fakt nuk qëndron. Me rritjen e tregut, rritet edhe interesimi i krimeve kibernetike për të sulmuar makinat. (CIO Albanian)

Më poshtë janë disa grafika të cilat paraqesin rezultatet e këtij hulumtimi .

Lajmet e fundit>