Slider

Shumica e dokumenteve të grumbulluara nga NSA vijnë nga përdorues të rastit

Jul 7 2014
0 Shpërndarje
Shumica e dokumenteve të grumbulluara nga NSA vijnë nga përdorues të rastit

nsa_sign3_640.0_standard_640.0Një raport nga Washington Post gjatë kësaj fundjave tregon për dhjetëra mijëra komunikata dhe dokumente të grumbulluara nga programet e mbikëqyrjes së NSA-së. Raporti i parë i këtij lloji zbulon që nëntë nga dhjetë përdorues të uebit që janë gjetur në përpjekjet e mbikëqyrjes nga NSA nuk janë persona që janë synuar nga agjencia. E-mailet privatë dhe personalë, mesazhet, fotografitë dhe dokumentet nga këta kalimtarë dxhitalë – shumë nga të cilët duket të jenë në mënyrë të paligjshme në cakun – mbesin në serverët e agjencisë shumë pak pasi të vlerësohen si të panevojshëm. Sipas raportit, një pjesë e madhe e tyre janë banorë të SHBA-së, ku gjysma e të gjitha komunikatave përmban informacione që NSA-ja e kishte marrë nga amerikanët.

Zbulimet më të fundit vijnë nga një analizë një mujore nga Post për një depo të komunikimeve dhe skedarëve, të njohur si dokumente FISA, të grumbulluara nga NSA-ja nga viti 2009 deri në vitin 2012 nën programe të tilla si PRISM dhe Upstream. Komunikimet e kapura ishin ofruar nga kontraktuesi i sigurisë, Edward Snowden. Fakti që Snowden kishte qasje në skedarë është debatuar për një kohë të gjatë, ku zyrtarët e NSA-së kanë deklaruar që ai nuk kishte qasje në këto lloje të komunikimeve private.

Ky raport është i pari që shikon përgjatë depove masive të dokumenteve të grumbulluara nga programet mbikëqyrëse të NSA-së. Punimi thotë që është shikuar përgjatë 160 mijë e-maileve dhe temave të mesazheve private, e po ashtu edhe 7,900 dokumenteve. Shqetësimet për privatësi të ngritura nga raporti janë shumë të sakta, por dokumenti ishte po ashtu në gjendje të konfirmojë instanca të caktuara në të cilat këto përpjekje të mbikëqyrjes do të mund të çonin drejtpërsëdrejti në kapjen e një numri të terroristëve të dyshuar. Informacionet e caktuara në gjetje të tilla nuk janë ndarë nga Post në mënyrë që të mos prishen hetimet e tanishme. (CIO Albanian)

Tags >

NSA
Lajmet e fundit>