Computer

Shumica e amerikanëve stresohen nga kompjuteri

Sep 10 2012
0 Shpërndarje
Shumica e amerikanëve stresohen nga kompjuteri

 

Një studim i ri hulumtues i kryer nga Cruial ka vërtetuar atë të cilën shumë njerëz më parë e kanë parë si të vërtetë.

Kjo ka të bëjë me atë se njerëzit stresohen nga e njëjta teknologji që supozohet që të na i lehtësojë jetët tona.

Studimi i kryer nga ndërmarrja hulumtuese për reklama online Harris Interactive thotë që gati gjysma e atyre që iu përgjigjën sondazhit thanë që disa forma të pakënaqësisë kishin të bënin me funksionimin e kompjuterit dhe shumica e këtyre përdoruesve ndjehen si të stresuar si rezultat i performancës së pakënaqshme.

Kur janë pyetur për të krahasuar stresin e përjetuar me format e ankthit të zakonshëm, rezultatet ishin mjaft befasuese.

Sipas përgjigjeve, funksionimi i dobët i PC-së krahasohet me:

1. Tollovitë në trafik

2. Shkuarja përgjatë sigurisë në aeroport

3. Kryerja e çështjeve financiare

4. Mbushja e taksave

5. Menaxhimi i shëndetit

6. Fjalosja me bashkëshortin/bashkëshorten

Ata që e përdorin për një kohë të gjatë kompjuterin personal kanë më pak stres se sa popullata e përgjithshme. (CIO Albanian)

Tags >

pcusa
Lajmet e fundit>