Menaxhim Projektesh

Shumë klientë të SAP-it po hasin vështirësi në perceptimin e strategjisë së tij mobile

Apr 4 2014
0 Shpërndarje
Shumë klientë të SAP-it po hasin vështirësi në perceptimin e strategjisë së tij mobile

sapKanë kaluar pothuajse katër vite që nga momenti që SAP hyri në zonën e mobilitetit të kompanive me blerjen e Sybase. Megjithatë, shumë konsumatorë nuk e kanë kuptuar ende strategjinë mobile të kompanisë, sipas një sondazhi të realizuar së fundmi nga Americas’ SAP Users’ Group. 57% e të anketuarve u shprehën se kishin një idë të “paktë” ose të “kufizuar” lidhur me atë se çfarë po bën SAP-i me mobile. Pjesa tjetër prej 33.7% u shprehen se kishin perceptim “të mirë” dhe vetëm 9.5% “shumë të mirë”.

“Komunikimi dhe sqarimi nga SAP-i lidhur me strategjinë e vet mobile është thelbësore për konsumatorët,” shkruhet në raport. Rreth dy të tretat e të anketuarve janë shprehur se do të dëshironin të dinin më tepër ngjarje lidhur me implememtimet mobile të klientëve SAP, ndërsa një e treta duan “informacion më të mirë dhe më të bollshëm” lidhur me skicat e produktit.

Ndërkohë, 45% e të anketuarve u shprehën se kostoja ishte çështja më e rëndësishme. “Nuk them se duhet të jetë shumë e lirë,” shprehej një prej përdoruesve, “Por t’i ofrohen lehtësi konsumatorëve.”

Nga ana tjetër, edhe vetë konsumatorët e SAP-it po luftojnë dhe po hasin vështirësi në krijimin e një strategjie mobile për kompaninë e tyre. 47% e të anketuarve u shprehën se po zhvillonin aplikacione mobile ndërsa 44% thanë se dhënia e prioritetit për strategjitë mobile kishte qenë një sfidë e vërtetë. Të paktën për një gjë, të anketuarit (70%) u shprehën se e kishin kuptuar mjaftueshëm, mirë ose shumë mirë. Bëhej fjalë për ofertat mobile. (CIO Albanian)

Tags >

SAP
Lajmet e fundit>