Aplikacione

Shtyhet afati i përgjigjes së Google ndaj akuzave të Komisionit Europian për abuzime me Android-in

Sep 20 2016
0 Shpërndarje
Shtyhet afati i përgjigjes së Google ndaj akuzave të Komisionit Europian për abuzime me Android-in

A woman hovers a mouse over the Google and European Union logos in this April 15, 2015 photo illustration.  REUTERS/Dado Ruvic/Illustration/File Photo

Gjigandi i motorit të kërkimit Google, në pronësi të Alphabet, i është dhënë një tjetër afat 3 javor për tu përgjigjur akuzave të Komisionit Europian për abuzimin me sistemin operativ Android dhe pozitat e tij dominuese në treg tha krahu ekzekutiv i Bashkimit Europian.

Data e fundit e një përgjigje konkrete ishte dita e djeshme por kompania kishte kërkuar nga Komisioni Europian më shumë kohë duke e shtyrë afatin në 7 Tetor raportoi agjensia e lajmeve Reuters.

Ishte muajit Prill kur Komisioni Europian dhe shefja e zyrës anti monopol pranë Bashkimit Europian, Margaret Vestager, akuzuan formalisht gjigandin e motorit të kërkimit pas një hetim 2 vjeçar.

Sipas Komisionit Google kishte kërkuar nga prodhuesit e telefonëve që të parainstalonin aplikacionet Google Search dhe Google Chrome në mënyrë që tu jepte qasjen në dyqanin e aplikacioneve Play Store.

Dhe kjo nuk është akuza e vetme. Google duhet ti përgjigjet një akuze të dytë brenda datës 5 Tetor për konkurrencë të pandershme reklamimi në motorin e kërkimit. Më 13 Tetor një akuze e tretë kërkon përgjigje, këtë herë për favorizimin e shërbimit vetjak të dërgesave në kurriz të konkurrentëve.

7.4 miliard dollar është sanksioni me të cilin mund të përballet Google, afro 10% të të ardhurave vjetore, nëse akuzat provohen të vërteta. (CIO Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>