Internet

Shtoni parashikimin e motit, lajmet dhe aplikacionet në tabin e ri në Chrome

Apr 28 2013
0 Shpërndarje
Shtoni parashikimin e motit, lajmet dhe aplikacionet në tabin e ri në Chrome

chrom motiHapja e tabit të ri në Chrome apo edhe në ndonjë shfletues tjetër mund të bëhet për arsye që kanë të bëjnë kryesisht për hapjen e një lidhjeje të re, pasi që nuk duam që të largohemi nga faqja në të cilën ndodhemi momentalisht.

Klikimi i butonit për hapje të tabit të ri do të hapë atë, i cili në Chrome është i zbrazët, por që sot e tutje atë mund ta mbushni me parashikimin e motit, titujt e lajmeve, uebfaqet e vizituara së shpeshti dhe një shirit më të madh të kërkimit të Google në pjesën e sipërme.

Mund të jetë i ngjashëm me iGoogle, por nuk është në formën aq mirë të rregulluar si iGoogle, shërbim ky i cili është paraparë që të ndërpritet më vonë gjatë këtij viti.

Disa nga informacionet që vijnë me këtë shtojcë në tabin e ri që hapet në shfletuesin Chrome tashmë veç janë në faqen e tabit të ri të Chrome: shiriti i kërkimit me butonat për faqet më së shpeshti të vizituara tashmë është në dispozicion.

Faqja e Tabit të Ri merr një numër butonash nga katër në gjashtë dhe e shpërngul shiritin e kërkimit në pjesën e sipërme të faqes kështu që parashikimi i motit, lajmet dhe aplikacionet e instaluara dhe shtojcat paraqitën më poshtë.

Ju duhet të klikoni “Use current location” për të marrë parashikimin e motit lokal për herë të parë që e hapni një tab të ri, por nga atje do të mbajë në mend se ku jetoni. Nuk është aplikacion i përsosur, por sa për fillim është një nismë e qëlluar.

Kjo shtojcë sado që mund të jetë e dobishme, mund të ju largojë vëmendjen nga ajo që keni dashur të bëni me rastin kur keni bërë hapjen e tabit të ri, por nëse kjo nuk ju bën problem, pra nëse jeni të vendosur që nuk do të ndaloni së kryeri atë gjë për të cilën e keni hapur tabin e ri, atëherë ju këshillojmë që të filloni ta përdorni.

Klikoni këtu për të shkuar tek faqja për shkarkim. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>