Slider

Shtohet komplimi i JavaScript-it në sfond, rritet shpejtësia e Google Chrome

Feb 17 2014
0 Shpërndarje
Shtohet komplimi i JavaScript-it në sfond, rritet shpejtësia e Google Chrome

147380203-786x305Gjatë ditës së premte, Google lajmëroi se ka përmirësuar edhe më shumë performancën e versionit më të fundit beta të Google Chrome. Në të janë përfshirë kompilimet e njëkohësishme, të cilat e shkarkojnë një pjesë të madhe të fazës së kompilimit në thread-e të tjera në sfond. Më parë, Chrome e kompilonte JavaScript-in në thread-in kryesor, atje ku mund të interferonte me performancën e zbatimit të JavaScript-it.

Si rezultat i kësaj, Google shprehet se aplikacionet JavaScript reagojnë më lehtësisht dhe performanca rritet. Të gjitha trajtohen dhe përballohen nga V8, motorit JavaScript të Chrome-it.

Ja se si funksionon:

Fillimisht, V8 e vonon komplimin e funksioneve JavaScript deri në momentin që ato duhet të ekzekutohen për herë të parë (në mënyrë që të reduktojë kohën e përgjithshme të komplimit). Më pas, pjesët e kodit që ekzekutohen shumë shpesh komplikohen për here të dytë nga një kompilues i specializuar për optimizim. Ky hap i dytë kërkon më tepër kohë por falë shumë teknikave të avancuara të optimizimit, ofron kod shumë më të shpejtë.

Dy figurat e mëposhtme tregojnë përkatësisht Chrome pa komplimin e njëkohshëm dhe Chrome me kompilimin e njëkohshëm.

mandreel_syncmandreel_asyncGrafikët tregojnë ekstrakte të disa prej shenjave më të rëndësishme të V8 teksa ekzekuton Mandreel, pjesë e Google Octane benchmark suite, në një pajisje Nexus 5. Shiriti i zi tregon ekzekutimin e JavaScript-it. Pritet që këto ndryshime të vijnë në muajt e ardhshëm edhe në versionet e qëndrueshme të Google Chrome. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>