Siguri

Shtohen infektimet e Windows 7 bien të XP

May 13 2011
0 Shpërndarje
Shtohen infektimet e Windows 7 bien të XP

altDje Microsoft publikoi disa të dhëna për shkallën e infektimeve të sistemeve të tyre me malware. Sipas shifrave të Microsoft shkalla e infektimit është rritur për më shumë se 30% tek Windows 7 gjatë pjesës së dytë të vitit 2010, ndërsa tek Windows XP ka rënë për më shumë se 20%.

Për pjesën e dytë të vitit të kaluar, infektimet në Windows 7, 32 bitësh kanë shënuar një mesatare prej 4 në 1000 PC të infektuar, që është një rritje prej 33% krahasuar me gjysmën e parë të vitit.

PC-të që punojnë me sistem 64 bitësh të Windows 7 ishin paksa më të mira me vetëm 2.5 PC të infektuar në 1000 sosh gjatë tërë vitit 2010.

Shkalla e infektimit është matur dhe rezultuar nga skanimet e bëra prej Malicious Software Removal Tool (MSRT), një vegël e lirë që është rifreskuar çdo muaj dhe ka detyruar përdoruesit e Windows vazhdimisht të bëjnë freskimet e Microsoft. MSFT zbulon dhe fshin malware të përcaktuar, përfshirë programe mashtruese antivirusi, krimba, viruse dhe bot Trojan.

Microsoft paraqiti numrat e fundit si pjesë e raportit gjysmë vjetor për inteligjencën e sigurisë, i cili u publikua dje. Kompania ka shkallëzuar të dhënat duke i llogaritur me një numër të barabartë kompjuterësh për secilin edicion të Windows.

Windows Vista Service Pack 2 (SP2), edicioni i fundit i Sistemit Operativ problematik gjithashtu ka shënuar rritje në shkallën e infektimeve gjatë pjesës së dytë të vitit 2010, thuhet në raport.

Në çerekun e dytë, Vista SP2 ishte infektuar me një shkallë prej 6 në 1000 makina, që është rritur në mbi 8 për 1000 makina në çerekun e tretë para se të zbriste pakëz në çerekun e fundit.

Windows XP ishte i vetmi prej tri sistemeve operative të Microsoft që ka shënuar rënie në shkallën e infektimeve vitin e kaluar.

Shkalla e infektimeve tek Windows XP SP3 – freskimi pranveror i 2008 – ka rënë nga 18 për 1000 kompjuterë të infektuar në çerekun e parë të 2010, deri në 14 për 1000 kompjuterë në çerekun e katërt, që përkthehet në 22% rënie.

Rënia e infektimeve të Windows XP ndikoi në masë të madhe me rënien e përgjithshme të infektimeve në makinat e Windows gjatë vitit të kaluar. sipas të dhënave, shkalla e infektimeve për të gjitha sistemet e Windows ka rënë nga 10.8 në 1000 PC në çerekun e parë në 8.7 PC të infektuar në 1000 në çerekun e katërt.

Megjithatë në raport theksohet se rrezikshmëria për infektim është më e madhja te Windows XP SP3 me një shalle prej 15.9 infektime në 1000 PC, që është pesë herë më lartë se Windows 7 dhe dy herë më lartë se Vista SP2.

Lajmet e fundit>