Siguri

Shtetet e Bashkuara fajësojnë Korenë e Veriut për sulmin WannaCry

Dec 19 2017
0 Shpërndarje
Britania e Madhe tha në Nëntor se ishte e sigurtë që pas sulmit fshihej Koreja e Jugut. Shtetet e Bashkuara fajësojnë Korenë e Veriut për sulmin WannaCry

Administrata e Amerikane tha se Koreja e Veriut ishte “përgjegjëse direkt” për përhapjen e maluerit WannaCry që prekur spitalet, bizneset dhe bankat në mbarë botën në fillim të 2017-ës.

Sulmi thuhet se ka prekur mbi 300,000 kompjuterë në 150 vende të botës duke shkaktuar miliarda dollar dëme.

Ishte ndihmësi i Presidentit Donald Trump, Tomas Bosert, që bëri akuzat në Wall Street Journal.

Është hera e parë të Shtetet e Bashkuara fajësojnë publikisht një vend të huaj për sulmin kibernetikë.

Britania e Madhe tha në Nëntor se ishte e sigurtë që pas sulmit fshihej Koreja e Jugut.

Në Maj kompjuterët Windows u sulmuan dhe përmbajtjet e tyre u bllokuan të gjitha. Përdoruesve të tyre u kërkohej të kryenin një pagesë për të rikthyer të dhënat e bllokuara.

Europol e quajti të paprecedent shkallën e përhapjes së WannaCry. Duke mos dhënë me tepër informacion, Bosert tha se Koreja e Veriut duhet të vihet përballë përgjegjësisë dhe se Shtetet e Bashkuara do të kundërpërgjigjeshin.

Ditën e sotme pritet një deklaratë zyrtare nga Shtëpia e Bardhë në lidhje me çështjen.

Në 2014-ën, Shtetet e Bashkuara drejtuan gishtin nga Koreja e Veriut për sulmin kibernetik ndaj Sony Pictures. Kompania në fjalë kishte realizuar një film satirik ku figurë qendrore ishte liderin Koreano-Verior Kim Jong-un. /PCWorld Albanian

Tags >

WannaCry
Lajmet e fundit>