Siguri

Shtëpia e Bardhë paralajmëron Kinën të ndalojë sulmet kibernetike

Mar 13 2013
0 Shpërndarje
Shtëpia e Bardhë paralajmëron Kinën të ndalojë sulmet kibernetike

Woman typing on computer keyboardNjë zyrtar i lartë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i bëri thirrje Kinës të hetojë dhe të ndalojë sulmet kibernetike, që sipas atij po cenojnë marrëdhëniet ekonomike të të dy shteteve.

Këshilluesi kombëtar i sigurisë Amerikane Tom Donilon, deklaroi se SHBA-të do të marrin masa për të ruajtur ekonominë e tyre nga sulmet kibernetike. Bizneset amerikane kanë shqetësime serioze mbi vjedhjet e informacioneve konfidenciale të bizneseve të tyre dhe nga teknologjitë tejet të përparuara nëpërmjet ndërhyrjes kibernetike që burojnë nga Kina në një shkallë të lartë, tha ai.

“Komuniteti ndërkombëtar nuk mund ta përballojë tolerimin e këtyre aktiviteteve nga çdo lloj shteti” tha Donilon. Këto deklarata të Donilon vijnë tre javë pasi një tregtues sigurie kompjuterik “Mandiant” prezantoi një raport që vuri në dukje, specifikisht, ushtrinë Kinezë të quajtur “Unit 61398” si një fushatë masive sulmimi që ka shënjestruar 141 organizata gjatë shtatë viteve të fundit.

Raporti i “Mandiant-it” shtoi detaje të reja mbi kërkimet e kompanive të sigurive dhe organizatave që kishin identifikuar një grup të quajtur “Comment Crew” si tepër aktiv në shënjestrimin e kompanive amerikane dhe organizatave ndërkombëtare.

Raporti ndikoi në rritjen e tensionit midis Amerikës edhe Kinës. Kina i ka mohuar sulmet e sponsorizuara nga shteti dhe në kundërshti të kësaj ajo pretendon për aktivitete sulmuese që vijnë nga Amerika. usa-china-flag

Tre hapa duhet të ndërmarrë Kina sipas Donilon. Së pari, Amerika i kërkon Kinës të njohë rrezikun që kanë sulmet kibernetike në tregtinë ndërkombëtare dhe marrëdhëniet me Amerikën.

Kina gjithashtu duhet të ndërmarrë masa për ti ndaluar këto aktivitete dhe të bashkëpunojë në një dialog direkt kontsruktiv për të balancuar pranimin e normave të sjelljeve në hapësirën kibernetike, tha Dilon.

“Ekonomitë kaq të mëdha si Shtet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina kanë një efekt të madh në ruajtjen e tregut online dhe internetit të qëndrueshëm, të sigurt, të hapur dhe të ndërveprueshëm” tha Donilon. (CIO Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>