Mobile

Shtatë zakone të teknologjisë për njerëzit e mençur

Feb 2 2011
0 Shpërndarje
Shtatë zakone të teknologjisë për njerëzit e mençur

Përdorini këto shtatë strategji në vitin 2011 për të pasur një kontroll më të mirë ndaj zakoneve tuaja personale në teknologji.Sigurohuni se po kurseni para, qëndroni të sigurt dhe mënjanoni telashet e fundit. Unë nuk mund t’ju ndihmoj të humbisni peshë, të lini duhanin apo të ndryshoni ndriçimin e shtëpisë për Vitin e Ri, që ju dhe ndoshta me miliona njerëz të tjerë e kanë bërë. Por unë mund t’ju ofroj disa ide që do t’ju kursejnë para dhe do t’ju ndihmojnë të merrni më të mirën nga teknologjia që përdorni çdo ditë.

1. Mendoni mirë para se të kaloni në iPhone të Verizon (VZ)

Unë zë vendin e dytë në kritikat e vazhdueshme ndaj shërbimit të keq të AT&T dhe përkrahjes së tyre të tmerrshme për iPhone. Por mos kaloni në iPhone të Verizon derisa të ndiheni komfort me përgjigjet e këtyre pyetjeve. • Sa e gjatë është kontrata ime me AT&T? Nëse e anuloni para se të përfundojë, ju do të mund të goditeni nga një tarifë prej qindra dollarësh për shkak të ndërprerjes së hershme. Në cilindo rast, do t’ju duhet të blini një iPhone të ri. Modelet që funksionojnë në rrjetin e AT&T nuk funksionojnë edhe në atë të Verizon.

• Sa mirë funksionon Verizon në shtëpinë apo zyrën time? Ashtu si çdo kompani tjetër wireless, edhe rrjeti dhe shërbimi i Verizon është më i mirë në disa vende. Nëse ndonjë mik i juaji tashmë është abonuar në Verizon, atëherë provojeni telefonin e tij në cilindo vend ku ju do ta përdornit më shumë.

• Pyeteni veten nëse ju pengon pamundësia për të kryer shumë punë në iPhone. Rrjeti i AT&T-së e përkrah këtë veçori; kurse ai i Verizon jo. Kjo nënkupton që ju nuk mund të kontrolloni diçka në web teksa merrni një thirrje me zë. Verizon mund ta rregullojë këtë gjë në të ardhmen, por për momentin ky është një minus.

• A dëshiroj të jem kavie eksperimentesh? Prisni disa muaj për të kuptuar se si mund t’i përballojë rrjeti i Verizon me qindëra mijëra abonentë të uritur për të dhëna.

2. Auditoni faturat tuaja të Wireless

Unë përmenda problemin e tarifës për ndërprerje të hershme, por gjithashtu duhet të mendoni edhe për mënjanimin e “shokimit nga faturat”, që është një gjë e zakonshme në faturat tuaja të wireless. Kjo mund të ndodhë për shkak se keni tejkaluar numrin e minutave të lejuar për planin tuaj dhe kompania juaj e wireless nuk sheh ndonjë nevojë për t’ju paralajmëruar.

3. Kontrolloni përtëritjet automatike të shërbimit Web

Ashtu si përtëritjet automatike të revistave apo botimeve periodike, përtëritjet në shërbimet e të gjitha llojeve për të cilat abonoheni në Web funksionojnë shumë mirë për shitësin dhe mund të duken të besueshme për ju. Por është shumë e lehtë të harroni se jeni duke paguar për këto gjëra. Kontrolloni deklaratat e kartelës suaj të kreditit me kujdes dhe hiqni shërbimet të cilat nuk i përdorni.

4. Menaxhoni fjalëkalimet tuaja më mirë

Po, ju e keni dëgjuar këtë pikërisht përballuar këtë punë është të përdorni një menaxher fjalëkalimesh, por ekzistojnë edhe një numër strategjish të tjera të cilat mund t’i adoptoni. Një problem i ndërlidhur: blini një grimcues letrash për zyrën tuaj dhe sigurohuni që askush nuk mund t’i heqë deklaratat e kartelës suaj të kreditit nga koshi i mbeturinave. Unë jam viktimizuar në këtë mënyrë dhe tashmë jam shumë më i kujdesshëm se ç’kam qenë.

5. Shpenzoni para për një tastierë shumë të mirë

Shumica prej nesh e bëjnë pjesën më të madhe të punëve në nga unë (dhe shumë të tjerë) më herët, por vë bast se shumica prej jush përdorin të njëjtin fjalëkalim në çdo faqe që vizitojnë, duke përfshirë edhe llogaritë tuaja të bankës. Seriozisht, ju duhet ta ndryshoni këtë. Njerëzit me të vërtetë mund t’ju thyejnë llogaritë online dhe nuk do të ishte mirë nëse ua lehtësoni punën. Mënyra më e duhur për të laptop dhe kjo nënkupton që shkrimi në një tastierë të pozicionuar në mënyrë jo të duhur është shumë i vështirë. Unë përdor një tastierë wireless nga Logitech, por edhe kompanitë e tjera si Microsoft (MSFT) prodhojnë tastiera shumë të mira ergonomike. Mospërdorimi i tastierës është thjesht futje në telashe dhe dhembje qafe ose shpine.

6. Kontrolloni se çfarë bën softueri juaj i backup-it

Sigurisht, ju tashmë e dini se çfarë është backup-i, pa marrë parasysh a e kryeni atë në hard disk të jashtëm apo në cloud. Por a jeni të sigurt se gjithçka që dëshironi të ruani është duke u ruajtur? Për shembull, nëse përdorni një shërbim e-maili, që ruan porositë tuaja në disqe lokale, a po ruhet edhe vetë posta apo vetëm informacionet e profilit? Mos prisni derisa t’ju prishet disku për ta kuptuar një gjë të tillë.

7. Bëhuni të mirë me baterinë e laptopit tuaj

Këto bateri janë tmerrësisht të shtrenjta dhe mos e pëlqeni përdorimin e laptopit me javë kur ai është duke u mbushur me korrent. Largojeni baterinë kur është gjysmë e zbrazur, vëreni në një vend të thatë e të freskët dhe mund ta shfrytëzoni vetëm kur jeni jashtë shtëpisë. Dhe natyrisht mbusheni atë para se të niseni për rrugëtim.

 

Lajmet e fundit>