Karriere

Shtatë mënyra vet-shkatërrimi për punëkërkues

Jul 17 2011
0 Shpërndarje
Shtatë mënyra vet-shkatërrimi për punëkërkues

Tregu i IT është duke u përmirësuar dhe CIO-t edhe një herë po kërkojnë të punësojnë IT staf permanent, me orar të plotë punë. Por, pasi që tregu është mbushur me IT profesionist që kërkojnë punë, IT menaxherët punëdhënës po zgjedhin shumë.

Bëni një gabim në rezymenë tuaj dhe ju mund të harroni ftesën për intervistën. Dështoni të impresiononin gjatë intervistës tuaj, dhe menaxheri mund ta shkurtoj takimin. Shkoni të zymtë në një takim dhe mund të përshëndeteni nga oferta për punë. Po, miqtë e mi, kërkesat janë aq lartë.

Si punëkërkuesit me përvojë edhe ata papërvojë ngjashëm bëjnë gabime para, gjatë dhe pas intervistës, gabime këto që mund të fundosin shanset e tyre për të gjetur punë të re. Tracy Cashman, partnere dhe menaxhere e përgjithshme në grupin për teknologji informative në kompaninë Winter Wyman, thotë që gjatë muajit të kaluar ka ndodhur që kandidatët të eliminohen për gabim si fjalë të këqija për punëdhënësin paraprak dhe pyetja për pushime dhe beneficione tepër herët.

Shumica e gabimeve të punëkërkuesve janë të ngjashme dhe mund të shmangen lehtë me pak përgatitje të zakonshme. Më poshtë do të gjeni shtatë mënyra se si punëkërkuesit vet-shkatërrojnë gjasat për të fituar një vend pune.

1. Ata gënjejnë për kualifikimin e tyre. Nëse diçka do të ju shkatërroj mundësitë tuaja për të fituar një vend punë, është gënjimi, pa marrë parasysh nëse është në rezymenë apo intervistën tuaj, nëse është për aftësitë, historinë e punës apo arsimimin tuaj. “Gënjimi në rezymenë tuaj do të ju zbuloj në kontrollin për historinë tuaj,” thotë Cashman. “Ne kishim një kandidat, i posa diplomuar, gënjeu për mesataren e notave, dhe punëdhënësi nuk e mori më parasysh atë.”

2. Ata vijnë në intervistë për punë të papërgatitur. Todd Collier, drejtor për IT rekrutim në kompaninë Eliassen Group, thotë që kompania e tij kalon kohë duke përgatitur kandidatët për intervista. Ai thotë që Eliassen shkurtimisht informon kandidatët për projektin, biznesin dhe kulturën e punëdhënësit, dhe nevojat e stilin e menaxherit ashtu që kandidatët të dinë si të veprojnë gjatë intervistës për punë.
“Njerëzit nuk arrijnë të pranohen në vende pune pasi nuk kuptojnë plotësisht qëllimet dhe kërkesat e kompanisë,” thotë ai. “Është lehtë të hulumtoni punëkërkuesin në këto kohëra sa që nëse hyni në intervistë pa informata bazike për kompaninë, ju vetëm do të ngjani në një budalla ose sikur nuk jeni të interesuar në punë.”

3. Ata janë negativë. Qëndrimi apo fjalët e këqija për ish-punëdhënësit janë një gabim i zakonshëm që bëhet gjatë intervistave të punës. Të njëjtën e pat bërë edhe Sam Aruti, drejtor menaxhues në DIBJ Enterprises, dhe kjo i pati kushtuar me mospranim në punë.

Kur një punëkërkues flet keq për punëdhënësin e kaluar, punëdhënësi prospektiv do të mendoj sa kohë do të kaloj para se punëkërkuesi të filloj të flas keq edhe për ata, thotë Cashman. Kjo gjithashtu shkakton dyshime tek punëdhënësi nëse kandidati ndonjëherë do të jetë i kënaqur me punën që bën.

Cashman këshillon punëkërkuesit të jenë të kujdesshëm kur flasin për arsyet pse janë larguar nga punëdhënësi i kaluar, që shumë lehtë mund të kaloj në një temë negative. Jepni një arsye dhe mbani shpjegimin të shkurtër.

4. Ata nuk bëjnë pyetjet e duhura. Punëkërkuesit që bëjnë pyetje informuese, specifike për punën apo punëdhënësin gjatë intervistës impresionojnë menaxherët punëdhënës. “Gjithnjë është mirë të dëgjoni njerëzit duke bërë pyetje që janë relevante me kompaninë,” deklaron Sam Aruti, në rolin e një menaxheri punëdhënës.

“Edhe nëse keni marrë përgjigje në çdo pyetje që mund të bëhet gjatë një interviste, shtoni edhe dy tjera,” thotë Cashman. “Përndryshe, ju do të dukeni të pa-interesuar për punën, dhe kjo e lë menaxherin punëdhënës në dyshim. Pyetjet e mira shihen si një shenjë e qartë për një kandidatë të mirë.”

Por, mos bëni pyetje për kohën e pushimeve apo beneficionet së paku jo gjatë intervistës së parë. Aruti dhe Cashman thonë që kjo i bënë punëdhënësit të mendojnë se ju kujdeseni vetëm për beneficionet ashtu që ata s’do të ju marrin seriozisht dhe shumë shpejt do të kalojnë tek shqyrtimi i kandidatit tjetër.

“Si dikush që ka qenë pa punë për një kohë shumë të gjatë ju sugjeroj që nëse keni një mundësi punësimi në këtë ekonomi, më shumë përqendrohuni në punë se sa në atë se ‘çfarë fitoj unë’,” këshillon Aruti.

5. Ata janë të ngadalshëm. Aruti gjithnjë ec me IT profesionistët që ai interviston që të shoh nëse ata mund ta ndjekin atë. Ai nuk pranon në punë ata që nuk mund ta ndjekin hapin e tij gjatë ecjes. Njerëzit që janë të ngadalshëm në këmbët e tyre ekziston mundësia ngjashëm të jenë edhe në punën e tyre. Është një mësim që kam mësuar para shumë viteve nga një ish menaxher i cili më ka thënë të mos punësojë dikë “që nuk ec si duhet,” thotë ai.

6. Ata nuk “e mbyllin” intervistën. Collier nga Eliassen krahason intervistat për punë me thirrjet e shitjeve. Ashtu sikur profesionistët e shitjeve punojnë drejt përmbylljes së një shitjeje gjatë një takimi me një klient potencial, punëkërkuesit duhet të punojnë ashtu drejt mbylljes së një interviste pune, thotë ai. Ata mund ti mbyllin intervistat për punë në dy mënyra: ose duke kërkuar nëse menaxheri punëdhënës ka ndonjë pyetje shtesë për ta, ose nëse menaxheri punëdhënës ju jep fjalën e fundit kandidatit, ai duhet ta shfrytëzoj këtë mundësi të ripërsërit pse ai ose ajo përshtatet në mënyrë perfekte për punën dhe kompaninë.

“Pyesni nëse punëdhënësi ka ndonjë pyetje shtesë për përvojën e tyre pasi kjo lidhet me punën e ardhshme potenciale,” thotë Collier. “A ka ndonjë arsye pse ju s’mendoni se do të përshtatem me këtë vend pune? Pastaj, ata mund të shtjellojnë këtë dhe të pozicionojnë veten në pozitën e duhur për këtë vend pune.”

7. Ata shkojnë zymtë. Mosinteresimi për vendin e punës pas intervistës mund të jetë fatal pasi dërgon mesazhin që ju nuk jeni të interesuar për atë vend pune. Prandaj, së paku dërgoni një letër fa
lënderuese pas intervistës, këshillon Cashman. Kjo do të ju bënte të veçantë pasi që shumica e njerëzve nuk i dërgojnë këto, shton ajo.

Edhe pse disa menaxherë punëdhënës çmojnë stilet e vjetra, letrat falënderuese të dorëshkruara, ju më së miri është të dërgoni një letër të shkruar mirë me anë të e-mail. Nëse një punëdhënës është në nguti për të zgjedhur në mes të dy kandidatëve me kualifikime të barabarta, letra falënderuese e dërguar me e–mail mund të bëj dallimin, pasi që e-mail mund të arrijë para letrës së dërguar me postë. Cashman thotë që kjo ka ndodhur në të vërtetë.

Përgjigjja në mënyrë tepër të ngadalshme në intervistë për punë mund të dërgoj sinjale negative tek punëdhënësi prospektiv, sipas firmës Korn/Ferry International. Punëdhënësi mund të mendoj që kandidati është duke “u ftohur” ose që ka humbur tërë interesimin për vendin e punës.

Sigurisht, punëkërkuesit kanë nevojë për kohë për të vlerësuar ofertat. Ata duhet të tregojnë qysh në fillim, kur marrin ofertën, se atyre u nevojitet kohë për të menduar për ofertën, dhe sa kohë do të ju nevojitet. Kandidatët mund të kërkojnë për një ditë deri në një javë të marrin vendim, varësisht në kompleksitetin e ofertës, nivelin e karrierës së punëkërkuesit, dhe kalendarin e tyre.

Lajmet e fundit>