Mobile

Shqiptarët, 194 minuta në muaj duke folur në celular

Sep 18 2012
0 Shpërndarje
Shqiptarët, 194 minuta në muaj duke folur në celular

Çdo shqiptar e përdor mesatarisht celularin 194 minuta në muaj. Të dhënat më të fundit të siguruara nga CIO Albanian për komunikimet e lëvizshme tregojnë një rritje të mëtejshme të përdorimit të thirrjeve celulare.

Në 6-mujorin e parë të këtij viti, përdorimi mesatar mujor i shërbimeve celulare është rritur me 9.6% krahasuar me vitin e kaluar.

Rritja e përdorimit, ka ardhur si nga zgjerimi i përdorimit të thirrjeve dalëse, ashtu edhe e thirrjeve hyrëse. Në gjysmën e parë të këtij viti, çdo përdorues i telefonisë celulare ka kryer mesatarisht 92 minuta thirrje dalëse çdo muaj, me një rritje 10.8% krahasuar me vitin 2011.

Nga ana tjetër, kohëzgjatja e thirrjeve hyrëse ka arritur në 102 minuta në muaj, me një rritje prej 8.5% krahasuar me vitin e kaluar.

Një rritje akoma më të lartë ka njohur përdorimi i mesazheve të shkruara. Mesatarisht, çdo përdorues ka dërguar 19 SMS në muaj, me një rritje prej 58% kundrejt vitit të kaluar.

Në fund të 6-mujorit të parë 2012, numri i pajtimtarëve të telefonisë së lëvizshme arriti në afërsisht 5.3 milionë, e cila përbën një normë penetrimi afërsisht 187%, kundrejt normës së penetrimit 185 %, që ishte në fund të vitit 2011. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>