Investim

Shqipëria pritet të implementojë taksa të reja në sektorin e telekomit

Jan 31 2011
0 Shpërndarje
Shqipëria pritet të implementojë taksa të reja në sektorin e telekomit

Ministri i Financave i Shqipërisë, Ridvan Bode ka bërë të ditur gjatë ditës së martë se Shqipëria do të merr përvojë prej shteteve tjera për të vë në funksion taksa të reja në sektorin bankar dhe atë të telekomit dhe se do të merr hapat e nevojshëm për të bërë reduktimet e tarifave të larta në të dy sektorët.

Gjatë këtij muaji Kryeministri i Shqipërisë, z. Sali Berisha në një mbledhje me kabinetin qeveritar ka kritikuar çmimet e larta të operatorëve dhe ka kërkuar që të ndërmerren hapat e nevojshëm për të vepruar konstruktivisht  në të mirën e konsumatorit.

Në anën tjetër gjatë ditës së sotme, Ministri i Financave ka theksuar se po shikohen rrethanat e zhvilluara në shtetet tjera për të implementuar zgjidhjet më të mira të mundshme, duke shtuar se nivelet e taskave do të menaxhohen saktësisht nga administrata e doganave.

“Ne me kujdes po studiojmë atë se çfarë ka ndodhur në shtete tjera, duke synuar jo vetëm që të rrisim të hyrat për buxhetin por edhe të adoptojmë masat … për të rregulluar çmimet apo taksat e vendosura në një mënyrë jo shumë transparente” tha Ministri i Financave Ridvan Bode.

Banka Botërore ka kërkuar prej Shqipërisë që të ekzaminojë çështjet e çmimeve të larta të sektorit të telekomit, dhe ka kërkuar që të paraqitet konkurrencë më e fuqishme në këtë sektorë.  Katër operatorët kryesor në Shqipëri janë AMC, Vodafone Albania, Eagle Mobile, dhe së fundi është shtuar Plus.

 

Lajmet e fundit>