Mobile

Shqipëria përfiton 3G

Jan 26 2011
0 Shpërndarje
Shqipëria përfiton 3G

Teknologjia 3G është një teknologji e fuqishme e cila është e përhapur në pjesë të ndryshme të botës. Pas procedurave përkatëse ligjore dhe koordinimeve mes AKEP dhe Ministrinë e Inovacionit dhe Teknologjisë së Informacionit, është shpallur edhe fituesi i tenderit për marrjen e licencës për ofrimin e shërbimeve të kësaj teknologjie në ShqipëriVodafone Albania,

me ofertën prej 31.4 milionë eurosh, është shpallur fitues dhe sipas parametrave të parashtruar nga ministria dhe autoritetet përkatëse, ky do të jetë operatori i vetëm në Shqipëri që do të ofrojë këtë teknologji, e cila do të mundësojë shpejtësi shkarkimi deri 14.4 Mbps në të gjitha zonat e mbuluara me rrjet 3G, shpejtësi e cila do të ngrihet në nivele edhe më të larta në zonat më të dendura gjatë vitit tjetër.Haris Broumidis.

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, është shprehur në një event se Vodafone është i lumtur të jetë operatori i parë që do të ofrojë teknologjinë e shumëpritur 3G në Shqipëri. “Jemi jashtëzakonisht të lumtur që tani mund të sjellim në tregun shqiptar teknologjinë 3G, e cila do të ngrejë në një shkallë shumë të lartë cilësinë dhe shumëllojshmërinë e komunikimit të individëve dhe bizneseve dhe do të ketë një rol të prekshëm në zhvillimin e mëtejshëm ekonomik dhe social të vendit”, ka deklaruar ai.Sipas z. Broumidis, Vodafone Albania do të ndërtojë një rrjet krejtësisht të ri 3G dhe planifikohet një investim prej 70 milionë eurosh në mënyrë që rrjeti të shtrihet në çdo cep të Shqipërisë gjatë 18 muajve të ardhshëm.

Përmes investimit në teknologjinë 3G, Vodafone Albania jo vetëm që do të fuqizojë komunikimin e klientëve të vet aktualë, por do të hapë një perspektivë krejt të re të internetit me bandë të gjerë për të gjithë shqiptarët. Z. Broumidis ka theksuar se teknologjia 3G do të revolucionarizojë përdorimin internetit të shpejtë në çdo pajisje që mund të akomodojë një SIM kartelë Vodafone, pavarësisht nëse përdoret në një telefon celular, kompjuter, laptop etj.

Teknologjitë e reja promovojnë konkurrencën dhe uljen e çmimeve

Ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë së Informacionit, Genc Pollo, në anën tjetër pati deklaruar në kuadër të forumit të dytë të Telekomit me temë “Shqipëria drejt Broadband-it”, se Shqipëria në ditët e sotme ka një penetrim të telefonisë mobile që arrin afro 140 për qind, shifër kjo që e kalon mesataren e vendeve të BE-së. “Kemi rritje të jashtëzakonshme në nivele europiane, kurse në anën tjetër po përfitojmë teknologji 3G, e cila do të promovojë konkurrencën dhe shtrirjen e rrjetit broadband në Shqipëri”, u shpreh ai.Gjatë takimit me përfaqësues të kompanive të Teknologjisë së Informacionit e të Komunikimit (TIK), universiteteve dhe qeverisë, ai është shprehur se përdorimi i internetit është rritur ndjeshëm te qytetarët shqiptarë dhe se vlerësimet e fundit tregojnë se 45 për qind e shqiptarëve janë përdorues interneti, ndërsa numri i familjeve që kanë akses në internet është rritur në 12.5 për qind, ashtu si edhe numri i bizneseve që kanë lidhje interneti është rritur.

Pranohet mungesa e infrastrukturës për Broadband, fajësohet AKEP

“Shqipëria vazhdon të jetë e prapambetur në linjat e transmetimit broadband”, tha ministri Pollo.Sipas tij, AKEP duhet të mundësojë funksionimin e mekanizmit të dhënies së linjave me qira dhe disa shërbime të tjera që do të ndihmonin rritjen e tregut. Ministri Pollo tha se qeveria ka në agjendë ngritjen e rrjetit kombëtar broadband, ndërkohë që ka miratuar së fundmi projektligjin për kalimin, i cili rregullon shtrirjen e rrjeteve elektronike në pronat publike dhe private.Ndërkohë, Cindy van der Boogert, përfaqësuese e Komisionit Europian, është shprehur se qeveria shqiptare duhet të shprehet më shumë me vepra sesa me fjalë dhe duhet t’i japë më shumë pavarësi Autoritetit Rregullator.“Të kesh ambicie është një gjë dhe sigurisht është një gjë shumë e mirë, por t’i përmbushësh këto ambicie është diçka tjetër. Zbatimi i politikave po bëhet me ritëm disi të ngadaltë dhe ky proces duhet përshpejtuar, siç tha edhe ministri Pollo.Në këtë kontekst, duam të shohim hapat e ardhshme të qeverisë për teknologjinë 3G sepse ajo mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në përhapjen e shërbimeve broadband të lëvizshme. Një mesazh që dua të theksoj është pavarësia e Autoritetit Rregullator, sepse ky i fundit është institucioni kyç për zbatimin e mirë të politikave”, ka theksuar znj. van der Boogert.

Lajmet e fundit>