IT Organizate

Shqetësimi kryesor i profesionistëve të IT-së për vitin 2014: Humbja e të dhënave

Feb 10 2014
0 Shpërndarje
Shqetësimi kryesor i profesionistëve të IT-së për vitin 2014: Humbja e të dhënave

FearDataLoss_1Profesionistët e IT-së përballen çdo ditë me probleme të shumta, por asnjë prej tyre nuk është më shqetësues sesa humbja e të dhënave ose dështimi në ruajtjen ose sigurimin e informacioneve të rëndësishme ashtu si duhet.

Në këtë përfundim ka arritur Iron Mountain (kompani që ofron shërbime për menaxhimin e informacionit të ndërmarrjeve) si rezultat i një anketimi të realizuar ndaj 230 profesionistëve në fushën e Teknologjisë së Informacionit.

Lidhur me këtë çështje një prej ekzekutivëve të Iron Mountain është shprehur: “Ndërkohë që volumi i të dhënave rritet ndjeshëm, kompanitë hasin vështirësi në gjetjen e një mënyre kosto efektive për ruajtjen e të dhënave dhe për mbrojtjen e tyre nga ndonjë humbje e mundshme. E vetmja mënyrë që organizatat mund të përdorin për të arritur këto qëllime dhe për të kapërcyer buxhetin e limituar është zgjedhja me zgjuarsi e një kombinimi midis teknologjive cloud, disk apo kasetave me shirit.”

Duke qenë se numri i kompanive që mbështeten tek të dhënat dixhitale po shtohet gjithnjë e më tepër, është përgjegjësia e profesionistë të IT-së të përdorin mjetet e nevojshme për të ruajtur dhe për të siguruar të dhënat e kompanisë pasi të bazohesh tek një zgjidhje e vetme, si për shembull vetëm në teknologjinë cloud, nuk është opsion i sigurt.

Rezultatet e anketimit:

Një pjesë e mirë e profesionistëve të IT-së (68%) janë shprehur se shqetësimi i tyre kryesor në 12-18 muajt e ardhshëm do të jetë humbja e të dhënave.

Një prej sfidave më të rëndësishme në botën e IT-së është rritja e volumit të të dhënave. Në fakt ka 77% mundësi që sasia masive e të dhënave të përbëjë një prej sfidave kryesore të profesionistëve të Teknologjisë së Informacionit jo vetëm për këtë vit, por edhe në vazhdim.

Rreth 62% e profesionistëve të IT-së mendojnë se organizatat e tyre kanë fonde të limituara për menaxhimin dhe mbrojtjen e të dhënave.

Pavarësisht se teknologjia cloud konsiderohet si e ardhmja e ruajtjes së të dhënave, shiriti (kasetat me shirit) vazhdojnë të konsiderohen nga profesionistët e IT-së pasi kanë kosto të ulët..

Është tepër e rëndësishme që profesionistët e IT-së të përfshihen në menaxhimin e të dhënave. Rreth 92% e të anketuarve kanë deklaruar se janë të përfshirë në menaxhimin e përditshëm të problemeve me të dhënat dhe marrin vendime që lidhen me të dhënat.

55% e atë anketuarve janë shprehur se pavarësisht se janë adoptues të hershëm të teknologjive të reja, ata përsëri vazhdojnë të mbështeten tek kasetat me shirit dhe vazhdojnë të konsiderojnë një prej shqetësimeve kryesore dëshirën për t’u përfshirë në problemet e menaxhimit.

Përdorimi i teknologjisë cloud do të vazhdojë të rritet në vitet në vazhdim pasi 64% e kompanive kanë deklaruar se përdorin shërbimet e bazuara në cloud për ruajtjen e të dhënave.

Ruajtja e të dhënave nëpër disqe vazhdon të përbëjë një investim të rëndësishëm për kompanitë, rreth 85% e tyre përdorin disqet për sigurimin e të dhënave.

Shiriti nuk është i kushtueshëm, por profesionistët e IT-së nuk janë plotësisht të bindur për vlerat e tij. Vetëm 53% e kompanive ruajnë aktualisht të dhënat e tyre sensitive nëpërmjet kësaj teknologjie.

Nga i gjithë ky informacion arrijmë të kuptojmë se ruajtja e të dhënave ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Në fakt, kostoja mesatare e zbatimit të politikave për ruajtjen e të dhënave është 3.5 milion $. Në qoftë se kompanitë dështojnë në zbatimin e tyre kostoja arrin deri në 9.4 milion $. (CIO Albanian)

Tags >

it
Lajmet e fundit>