Harduer

Shpresa e fundit e Intel për Netbooks

Dec 29 2011
0 Shpërndarje
Shpresa e fundit e Intel për Netbooks

 

Të mërkurën Intel filloi të shpërndaj çipat e fundit të serisë Atom për netbook.

 

Çipat dy-bërthamësh, pjesë të platformës Cedar Trail, sjellin bateri më të mirë dhe një përmirësim të përgjithshëm të performancës së netbook-ëve, deklarojnë nga Intel. Hewlett-Packard, Acer, Lenovo, Toshiba, Asus dhe Samsung do të shpërndaj netbook-ët me çipat e ri të platformës Cedar Trail nga janari i vitit i ardhshëm me çmim fillestar prej 199$.

Me çipat Atom, Intel ka arritur të dyfishoj performancën e grafikës në PC njëkohësisht duke reduktuar konsumin e energjisë elektrike deri në 20% në krahasim me seritë e mëparshme të çipave të prodhuara nga kjo kompani. Çipat e ri do të furnizojnë deri 10 orë bateri për mbushje për netbook-ët.

Çipat Cedar Trail konsiderohen si hap shumë i rëndësishëm, në mos vital për përmirësimin e tregut të netbook-ëve të cilat janë goditur rëndë nga rritja e kërkesës për tabletë siç është iPad i Apple.

 

Lajmet e fundit>