Business & Management

Shpërthen sateliti i iniciativës Internet.org, Zuckerberg shpreh zhgënjim

Sep 6 2016
0 Shpërndarje
Shpërthen sateliti i iniciativës Internet.org, Zuckerberg shpreh zhgënjim

facebook-48-developer-conferencePërpjekjet e Facebook për të dërguar internet në Afrikë vuajtën të Enjten kur një raketë SpaceX që mbante satelitin e parë të  kompanisë shpërtheu gjatë përgatitjeve. Sateliti, i cili kushtoi diku mes 95 milion dollar deri në 200 milion dollar, ishte pjesë e iniciativës Internet.org të Facebook për qasje globale në internet.

CEO i Facebook Mark Zuckerberg, i cili kishte udhëtuar në Afrikë për të festuar në vendin e lëshimin, shprehi zhgënjimin e tij në profilin e tij të Facebook. “Jam shumë i zhgënjyer të dëgjoj se dështimi i lëshimit të SpaceX shkatërroi satelitin tonë që do të kishte mundësuar hyrje në internet tek kaq shumë sipërmarrës përgjatë kontinentit,” shkroi ai.

Sateliti ishte në bordin e një rakete që ishte pjesë e flotës hapësinore të operuar nga SpaceX, kompania private e aviacionit hapësinor, në pronësi të miliarderit të internetit dhe themeluesit të Tesla, Elon Musk. Raketa po i nënshtrohej testimeve të paraprake kur shpërtheu, sipas një deklarate të SpaceX, u tha se asnjë nuk u dëmtua gjatë aksidentit. (CIO Albanian)

Tags >

facebook
Lajmet e fundit>