Business & Management

Shpenzimet për reklamat dixhitale mobile pritet të kenë rritje të konsiderueshme

Sep 26 2013
0 Shpërndarje
Shpenzimet për reklamat dixhitale mobile pritet të kenë rritje të konsiderueshme

reklamatSë fundmi reklamuesit kanë shpenzuar shumë para për reklamat dixhitale dhe mesa duket në vazhdim këto shpenzime do të rriten edhe më tepër.

Sipas një studimi të publikuar nga firmat eMarketer dhe Starcom Media Vest parashikohet që deri në përfundim të këtij viti shpenzimet globale për reklamat dixhitale do të rriten deri në 13% (117.6 miliard $), një pjesë e konsiderueshme duke marrë parasysh se shpenzimet totale për reklamim përbëjnë rreth 22.7%. Përsa i përket vitit tjetër është llogaritur që shpenzimet për reklamim të arrijnë deri në 24.4%.

Në botën dixhitale mund të themi se divizioni më i suksesshëm është ai mobile. Rritja e shpenzimeve të kompanive në këtë sektor ecën me ritme shumë të shpejta dhe progreson nga viti në vit.

Kjo rritje shënohet si rezultat i disponimit në masë të pajisjeve mobile, rreth 60.7% e popullsisë në botë disponon një pajisje mobile ku 20% të të cilave janë smartfonë. Si përfundim mund të themi se dixhitalizimi po ndihmon në zhvillimin e një industrie të re reklamash e cila pritet të ndikojë fuqishëm në rritjen e të ardhurave të kompanive si Google, Facebook apo Amazon. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>