Business & Management

Shpenzimet në IT pritet të rriten më 2.9% në 2017-tën

Oct 31 2016
0 Shpërndarje
Shpenzimet në IT pritet të rriten më 2.9% në 2017-tën

money-100679646-largeShpenzimet në sektorin e teknologjisë së informacionit pritet të rritën në 2017-tën me 2.9% parashikon firma analitike Gartner.

Kjo shifër do të shkojë në 3.49 trilion dollar pas një rënieje me 0.3% përgjatë 2015-tës dhe 2016-tës. Shërbimet IT janë ato që zënë një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve në total me të cilat pritet të shkojnë në 943 miliard dollar në 2017-tën një rritje 4.8% nga viti në vit.

Ndërkaq shpenzimet në fushën e softuerit pritet të jenë 357 miliard dollar, ose një rritje me 7.2% kahasuar me 2016-tën.

Këto shpenzime do të variojnë nga rajoni në rajon. Në vendet Aziatike, Afrikane dhe në Kinë do të rriten me 4.5% ndërsa në Amerikën e Veriut dhe atë Latine vetëm 2.5%. Na rajone si Europa Lindore ku përfshihet edhe Shqipëria shpenzimet në IT do të rriten me 2%. (PCWorld Albanian)

Tags >

it
Lajmet e fundit>