Business & Management

Shpenzimet në fushën e IT-së do të fokusohen më tepër tek CRM

Mar 6 2013
0 Shpërndarje
Shpenzimet në fushën e IT-së do të fokusohen më tepër tek CRM

CRMSipas një analisti të Gartner softuerët më me prioritet në dy vitet në vazhdim do të jenë CRM-të për administrimin e mardhënieve me klientin.

Ky softuer pasohet nga Enterprise Resource Planning (ERP) dhe nga paketat për bizneset. Kompanitë janë më tepër të interesuara për rritjen e shpenzimeve në këtë drejtim pasi kanë tendencën të fokusohen gjithnjë e më tepër tek ruajtja e klientelës ekzistuese duke ofruar një shërbim sa më të kënaqshëm si dhe te tërheqja e klientëve të rinj.

Arsyeja kryesore e rritjes së shpenzimeve është kërkesa e lartë për teknologjitë mobile dhe sociale.

Salesforce.com, një prej shitësve më të rëndësishëm të CRM preferon nxitjen e zhvillimit të teknologjive të reja për t’iu ardhur në ndihmë gjithë klientëve sesa ndjekja e fushatave të zakonshme të marketingut për rritjen e shitjeve.

Ndërkohë në zonën e Azisë, Paqësorit dhe Europës Lindore vihet re një tendencë tjetër, fokusimi ndaj ERP-ve. Këto sisteme mbështesin prodhimin prandaj këto vende e shohin të rëndësishëm zhvillimin e tyre.

Për Amerikën Veriore mund të thuhet se në vazhdimësi do të fokusohet në zhvillimin e teknologjisë Cloud dhe kjo është fusha ku do të shpenzojë më tepër. (CIO Albanian)

Tags >

it
Lajmet e fundit>