Business & Management

Shpenzimet mbi softuerët BI do të arrijnë 17.1 miliardë $ në vitin 2016

Feb 20 2013
0 Shpërndarje
Shpenzimet mbi softuerët BI do të arrijnë 17.1 miliardë $ në vitin 2016

business intelligenceTregu botëror i softuerëve të BI-së (business intelligence) do të arrijë 13.8 milionë dollarë në vitin 2013, edhe pse norma e rritjes do të jetë më e vogël krahasuar me vitet e kaluara.

Këto parashikime vijnë nga analizat e fundit të Gartner. Këtë vit, shpenzimet në tregun e BI-së do të rriten me 7%, krahasuar me 16% që ishte rritja një vit më parë. Ndërkohë, shpenzimet totale priten të arrijnë shifrën e 17.1 miliardë dollarë në vitin 2016.

“Sa më tepër rritet sasia e informacionit të gjeneruar, aq më tepër rritet nevoja e modeleve të biznesit për rinovim. Prandaj, është e qartë se zbatimi i analizave mbi grumbujt e mëdha të të dhënave që kemi në dispozicion është çelësi i suksesit në ekonomi,”- shprehet analisti i Gartner, Dan Sommer.

Por shpenzimet mbi BI-në do të rriten edhe për shkak të faktorëve të tjerë, si dëshira për të pasur mjete të veçanta për departamente të caktuara apo për të pasur mjete personale BI.

Me shumë mundësi, rritja e tregut të BI-së do të vazhdojë të mbetet në numra një shifrore në vitet në vijim, për shkak të treguesve të ngadaltë makroekonomikë si dhe numrit jo të lartë të kontratave multimiliardere të sektorit të BI-së. Tregu i BI-së mund të zgjerohet edhe falë trendit që Gartner e quan “të-dhënat-si-shërbime”.

Në vend që të blejnë softuerë të zakonshëm për të ndërtuar aplikacione që kryejnë analiza, organizatat do të abonohen në shërbime të caktuara të të dhënave, që integrojnë së bashku BI-në me funksionalitetet e analizave të të dhënave.

Nga ana tjetër, Gartner parashikon se edhe buxheti për IT-në do të rritet gjatë këtij viti, por në vlera modeste. (CIO Albanian)

Tags >

biznesit
Lajmet e fundit>