Business & Management

Shpenzimet globale për IT në 2013-n priten të arrijnë 3.8 trilionë $

Mar 29 2013
0 Shpërndarje
Shpenzimet globale për IT në 2013-n priten të arrijnë 3.8 trilionë $

ITShpenzimet globale për IT priten të rriten pavarësisht pasigurisë së vazhdueshme të ekonomive botërore, duke kapur kështu shifrën prej 3.8 trilionë $ gjatë këtij viti.

Analistët e Gartner parashikojnë se shpenzimet për harduerë, softuerë dhe telekomunikacion do të rriten me 4.1% krahasuar me vitin 2012. Pritet që kjo rritje të pasqyrohet po me këto shifra edhe në vitin 2014.

Rritja më e madhe pritet të vërehet në pajisjet harduerike si tabletët, smartfonët dhe laptopët, ku shpenzimet priten të rriten me 7.9% gjatë këtij viti. Ndërkohë vetëm smartfonët parashikohen të pësojnë një rritje prej 6.3% gjatë vitit.

Shpenzimet e korporatave për softuerë llogariten se do të rriten me 6.4% krahasuar me një vit më parë, duke kapur shifrën prej 297 miliardë $. Tregu i softuerëve do të mbështetet falë rritjes së sistemeve për menaxhimin e bazave të të dhënave (database management systems (DBMS)), mjetet e integrimit të të dhënave si dhe softuerët e menaxhimit të furnizimit zinxhir.

Një pjesë po kaq e rëndësishme do të jenë edhe shpenzimet për telekomunikacion, të cilat priten të rriten me 2% gjatë këtij viti. Edhe sistemet e qëndrave të të dhënave shihen me perspektivë rritjeje gjatë vitit 2013, duke u vlerësuar të shohin një zgjerim me 3.7%, edhe pse një pjesë e analistëve besojnë se në këtë sektor mund të përballemi me një rënie prej 0.8% për shkak të shqetësimeve lidhur me shpenzimet në korporata në rajonet e Evropës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës. (CIO Albanian)

Tags >

it
Lajmet e fundit>