Internet

Shmangni hutimet teknologjike: Nëntë mënyra për t’u përqendruar

May 29 2011
0 Shpërndarje
Shmangni hutimet teknologjike: Nëntë mënyra për t’u përqendruar

altÇfarë kemi bërë para shfaqjes së Internetit? As që na kujtohet, por mendojmë që kishte të bënte me punët tona. Pos nëse ju punoni në fermë, ose në një minierë qymyri, mundësitë janë të mëdha që puna juaj konsiston në qasje të vazhdueshme në Facebook, Twiitter, Bllog të dështuar, dhe milionë kënaqësi tjera që shkatërrojnë produktivitetin tuaj.

Edhe nëse ju posedoni një vet-kontroll për t’u rezistuar mënyrave për humbje kohe, ka mjaft hutime tjera të ndërtuar brenda e-mailit, IM, dhe veglave tjera bashkëpunues që prishin përqendrimin tuaj qindra herë brenda një ore.

Përballuni! Kur ju keni nevojë të rehatoheni dhe të kryeni disa punë të rëndësishme, këta rritës përqendrimi do të ju ndihmojnë të qëndroni në punën tuaj dhe të përmirësoni produktivitetin.

 

Heshtni e-mailin tuaj

Për shumicën nga ne email-i është shpërqendrimi më i madh që e ndeshim çdo ditë. Si kukulla pavloviane, në mënyrë reflektive ne e shtypim atë sa herë që lajmëruesi i e-mail-ëve bën zë. Por, s’duhet të lejojmë këtë. Përderisa puna juaj hollësisht nuk kërkon të përgjigjeni menjëherë nëçdo email, atëherë rrisni intervalin për lajmëruesin e porosive të reja ose heshtni atë në përgjithësi.

Përdoruesit e Outlook mund ta heshti lajmëruesin duke shkuar në Tools, Options, dhe E-mail Options, pastaj duke klikuar në Advanced E-Mail Options. Në këtë mënyrë, ju mund të largoni shenjat nga disa njoftime, të largoni vetëm zilen, ose duke mënjanuar të gjitha shenjat që tregojnë për mesazhe të ardhura.

Për përdoruesit e Gmail, vetia më shpërqëndruese (pos nëse keni ndonjë lajmërues të instaluar) është indikatori i numrit të porosive të palexuara që shfaqet në tab-in e shfletuesit tuaj. Mënyra më e lehtë që thjeshtë të mbyllni tab-in e Gmail kur nuk jeni duke kontrolluar postën tuaj në mënyrë aktive.

Që të reduktoni shpërqendrimin në Gmail, provoni vetinë Smart Mute tek tabi Labs në Gmail Settings. Kjo shtesë e vogël ju lejon që të “heshtni” cc-të e porosive ashtu që të mos humbni kohën tuaj në një debat në mes të dy bashkëpunëtoreve për detaje triviale të një projekti të ardhshëm në të cilin ju as që merrni pjesë.

 

Pastrojeni Windowsin

Ata që janë mjaftë të vjetër për të kujtuar DOS-in si një pjesë të ditës punuese zakonisht lëngojnë për ditët kur PC mund të punonte vetëm një aplikacion për një kohë. Më vjen keq, shef, nuk e vërejta e-mailin tuaj pasi isha duke punuar në atë diagramin që ju kërkuat. Ah, ditë e vjetra e të mira…

Përderisa ne s’do të dëshironim të ktheheshim në Kohën e Gurit, ne shpesh tentojmë të ri-kapim edhe një herë desktopin e modës së vjetër pa shumë programe të hapura njëkohësisht. Ju mund ta bëni këtë duke maksimizuar dritaren tuaj aktuale, por kjo s’është gjithmonë  mënyra më e rehatshme për të punuar në aplikacionin tuaj të preferuar.

Që të errësoni gjithçka tjetër pos dritares aktive, provoni JediConcentrate, një vegël e vogël e thjeshtë nga projekti Një Aplikacion në ditë (An App A Day) nda Dana Hanna. Sapo të lançohet ju mund ta aktivizoni dhe ç’aktivizoni veglën duke shtypur tasti F12. Është dizajnuar për Windows XP, por akoma punon shkëlqyeshëm në Windows 7.

Një aplikacion tjetër i thjeshtë i ngjashëm është MinimOather. Punon në të njëjtin princip si JediConcentrate, por që në vend të errësimit të gjithçkaje tjetër pos dritares aktuale, ai minimizon të gjithë dritaret tjera pos asaj në përdorim.

 

Procesor Word pa-shpërqëndrim

Kur ju duhet të ndaloni së humburi kohë dhe të shkruani diçka, një procesor fjalësh pa shpërqendrim mund të ju mbaj mendjen e shëndosh. Aplikacioni im i preferuar për këtë është OmmWriter, që tani është në dispozicion edhe për Windows pos që bllokon lajmërimet e sistemin dhe tërë shiritin e punës nga pamja, OmmWriter pëfshin edhe disa tinguj të bardh të shkëlqyeshëm, si erërat e Zen, që të shtoj përqendrimin tuaj.

 

Shfletoni me ekran të plotë

Nganjëherë uebi s’është aspak shpërqendrim, por janë aplikacionet tjera në PC-në tuaj që duhet të injoroni. Fatmirësisht, shumica e shfletuesve modern përmbajnë vetinë për të shfletuar me ekran të plotë që mund të largoj të gjithë dritaret tjera jashtë syrit tuaj dhe të mbush tërë pamjen me përmbajtjen e dritares aktuale të shfletuesit. Kjo mënyrë është e shkëlqyeshme për lexim të artikujve të gjatë të lajmeve ose përmbajtjeve tjera që kërkojnë fokusimin tuaj të plotë. Në Firefox, Internet Explorer, dhe Google Chrome, thjeshtë shtypni tastin F11 për të kaluar në ekran të plotë.

 

Mateni kohën tuaj

E dimi si është: Keni një mal me punë të bëni, por ju s’mund të imagjinoni tetë orë të tëra pa hedhur një sy në Facebook. Si thoni për një ujdi? Punoni rresht për 25 minuta pa ndalur, bëni një pushim të shkurtër që të relaksoni trurin tuaj dhe të merreni me jetën tuaj shoqërore, pastaj kthehuni për 25 minuta tjerë për punë pa shpërqendrim.

Kjo mënyrë, që njihet si Teknika Pomodoro, në fakt është një sistem produktiviteti i popullarizuar në vete. Gjithë çfarë ju nevojitet është një orar i mirë, si Focus Booster për Adobe Air. Nëse më me dëshirë do të zgjedhnit një orar të përpunuar nga ju, provoni Snap Timer për Windows.

 

Lajmet e fundit>