Slider

Shkenctarët në Harvard kodojnë një libër në informacion ADN

Oct 18 2012
0 Shpërndarje
Shkenctarët në Harvard kodojnë një libër në informacion ADN

Shkencëtarët në Harvard me sukses kaluan përmbajtjen e një libri në ADN dhe pastaj e kthyen atë në informacion, duke vërtetuar se së shpejti ne do mund të ruajmë informacione në “blloqet e ndërtimit të jetës” dhe ti përdorim ato si memorie.

Studimi u publikua në “Science on Friday”. Shkencëtarët përdorën kombinimin e disa metodave të sintezës së ADN-së, dhe e kopjuan librin “Regenesis: How Synthetic Biology Will Reinvent Nature and Ourselves in DNA”, në ADN.

“Densiteti është shumë i madh”,- tha hulumtuesi George Church në videon ku flet rreth këtij kërkimi. “Ne tashmë mund të vëmë gati një zetabajt me të dhëna në një gram ADN.”

Hulumtuesit thonë se e ardhmja do të jetë e mbushur me teknologji biologjike të bazuar në ADN

Kjo metodë mund të ndryshojë teknologjinë jo-biologjike të ditëve të sotme. Në krahasim me metodën e ADN-së së Church, ku ai ka arritur që të vë 125 TB(terabyte) informacion në një milimetër kub të ADN-së, metoda e Seagate mund të vendosë 125GB informacion në një centimetër katror.

Në të ardhmen, Church thotë se bota do të jetë e mbushur me teknologji biologjike të bazuar në ADN, por së pari duhet të bie çmimi i enkodimit në ADN. (CIO Albanian)

Tags >

shkencë
Lajmet e fundit>