Menaxhim Projektesh

Shkencëtarët teletransportojnë 10000 bit informacione për sekondë

Aug 22 2013
0 Shpërndarje
Shkencëtarët teletransportojnë 10000 bit informacione për sekondë

shkencPër të parën herë, kërkuesit kanë teletransportuar 10000 bit informacione për sekondë nga pika A drejt pikës B për një distancë prej 6 milimetrash brenda një qarku solid, të ngjashëm me një çip kompjuteri.

Kjo punë është realizuar nga një grup shkencëtaresh nga Instituti Federal i Teknologjisë në Zvicër. Në eksperiment, grupi i punës vendosën tre mikro qarqe elektrike në një çip kompjuteri 7×7 milimetra. Dy nga qarqet vepronin si mekanizma dërgimi, ndërsa tjetri si mekanizëm marrës. Shkencëtaret e ftohën çipin në gradën zero dhe pastaj kaluan mbi të rrymë.

Në atë nivel të ftohjes ehe në masën mikroskopike, elektronet e qarkut që janë qubits (bite kuantike), filluan të sillen sipas karakteristikave të mekanizmave. Këto bite u lidhën, duke ndarë gjendje kuantike të njëjta edhe nëse janë fizikisht të ndarë. Veçanërisht ato qubits në qarkun dërgues u lidhën me ato të qarkut marrës për shkak të këmbimit të fotoneve.

Grupi i punës enkodoi disa informacione në këto bite kuantike në qarkun dërgues dhe më pas vlerësoi gjendjen e këtyre biteve në qarkun marrës. E njëjta gjendje që ishte tek dërguesi ishte edhe tek qarku marrës. Në këtë mënyrë kërkuesit kanë teletransportuar informacionin.

Kemi një mënyrë të re të transportimit të informacionit: këtu informacioni nuk trasportohet duke u mbajtur nga një vend drejt tjetrit, por zhduket nga vendndodhja për tu shfaqur tek pjesa që duhet të mbërrijë. (PCWorld Albanian)

Tags >

shkencë
Lajmet e fundit>