Harduer

Shkencëtarët shpikin një ekran i cili vetëriparohet nga thyerjet dhe gërvishtjet

Apr 4 2017
0 Shpërndarje
Ky material, i cili mund të zgjerohej deri në 50 herë madhësinë origjinale, përbëhet nga polimer dhe kripë e jonizuar. Shkencëtarët shpikin një ekran i cili vetëriparohet nga thyerjet dhe gërvishtjet Photo Source: Wang Lab

Nëse u bie telefoni në tokë zakonisht keni vetëm dy mundësi: ta riparoni ose të ndërroni telefon. Kimistët pranë Universitetit të Kalifornisë kanë shpikur një opsion të tretë: një ekran telefoni i cili riparohet vetvetiu.

Hulumtuesit arritën të kryenin disa testime me materialin përbërës të ekranit dhe rezultatet ishin premtuese nga gërvishtjet dhe thyerjet. Pasi e ndanë në copa materialin, ai menjëherë u rikthye në formën e mëparshme brenda 24 orësh.

 

Ky material, i cili mund të zgjerohej deri në 50 herë madhësinë origjinale, përbëhet nga polimer dhe kripë e jonizuar.

Karakterizohet nga një ndërveprim i quajtur “ion-dipole”, një forcë tërheqëse mes joneve të ngarkuara dhe molekulave polare.

Me fjalë të tjera kur një ekran thyhet, jonet dhe molekulat tërhiqen për të shëruar materialin. Kjo është hera e parë një shkencëtarët krijojnë një material vetëshërues duke e bërë jashzakonisht të dobishëm për ekranet, bateritë dhe elektricitetin. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>